
Kreu i deputetëve të PS-së, Taulant Balla shkruan në Facebook:
“Lulëzim! U riktheve në Rrugën e Kombit si autori i krimit në vendkrimin e tij dhe nuk ke faj, sepse i ike me një raport mjekësor drejtësisë së korruptuar! Por ky rikthim i yti është sa i dhimbshëm për faktin që ti vjen ende vërdallë, ndërkohë që duhet të ishe ngulur në karrige përballë prokurorëve për thesin e parave ruse, aq edhe qesharak, sepse zërin tënd të trashur nga një grusht dhunuesish që shumë shpejt populli do t’i shohë kush janë, nuk e merr askush seriozisht.
Përkundrazi, e kuptojnë të gjithë se ai zë del nga frika e drejtësisë që ka vonuar, po s’të ka harruar ty edhe falë ndihmës që ti i jep vazhdimisht. Kështu që i dashur Lulëzim, trashe zërin sa të duash, po përgatitu mirë se ke shumë pyetje që të presin rrugës, kur të jesh i thirrur për t’u mbrojtur nga akuzat e merituara!”, thotë Taulant Balla./ShkodraWeb/







