Skip to content
14 April, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

Tatimet njoftim të rëndësishëm për të gjitha bizneset: Si të mbani llogaritë për TVSH

ShkodraWeb 10 April, 2018
kuponTatimor

Tatimet kanë publikuar një material informues për biznesin lidhur me mbajtjen e regjistrave kontabile për qëllime tatimore. Personat e tatueshëm, subjekte të Tatimit mbi Vlerën e Shtuar apo të Tatimit mbi Fitimin, janë të detyruar të mbajnë llogari, regjistrime dhe regjistra për të gjitha ngjarjet dhe veprimet, që përfshijnë: furnizimet e kryera nga ana e tyre, furnizimet e marra prej tyre nga persona të tjerë, për të gjitha importet nga jashtë vendit dhe eksportet për jashtë vendit, në përputhje me dispozitat e Ligjit “Për kontabilitetin dhe pasqyrat financiare”, dhe me aktet e tjera e nxjerra në zbatim të tij.

Për regjistrimin e veprimeve ekonomike e tregtare, që lidhen me detyrimet tatimore përdoren: Librat, regjistrat apo dokumentacioni, i përcaktuar në ligjin për Tatimin mbi Vlerën e Shtuar, në ligjin për Tatimin mbi të Ardhurat, në ligjin për Akcizat, në ligje të tjera të veçanta tatimore dhe në aktet nënligjore në zbatim te tyre.

Regjistrimi i operacioneve ekonomike e tregtare të personit të tatueshëm në libra dhe regjistra bëhet në mënyrë kronologjike dhe sistematike. Këto regjistrime do të shërbejnë, si bazë për vetëvlerësimin dhe vetëdeklarimin e detyrimeve tatimore të personave të tatueshëm apo, kur është rasti, për përcaktimin e detyrimit tatimor të tyre.

Regjistrat dhe librat, nga ana e personave të tatueshëm, mund të mbahen edhe në formë elektronike. Regjistrat dhe librat e mbajtur në format elektronik duhet të garantojnë, në çdo kohë, një pasqyrim të plotë të veprimeve ekonomike dhe të të dhënave për tatimet. Në këtë rast, personi i tatueshëm është i detyruar të lejojë hyrjen e administratës tatimore në çdo kompjuter, ku janë mbajtur librat dhe regjistrat.

Si regjistër për evidentimin e shitjeve me pakicë të kryera nga personat e tatueshëm shërbejnë: Edhe regjistrimet e bëra në memorien e pajisjes fiskale apo pajisjeve elektronike. Qarkullimi ditor i memorizuar në këto pajisje, hidhet për çdo ditë, me një shifër të vetme në Librin e Shitjeve. Në të njëjtën mënyrë veprohet edhe për shitjet me pakicë te dokumentuara me dëftesa tatimore. Totali i qarkullimit të realizuar sipas gjithë dëftesave tatimore të lëshuara gjatë një dite, hidhet me një shifër të vetme në Librin e Shitjeve.

Tatimpaguesit, subjekte të Tatimit të Thjeshtuar mbi Fitimin për biznesin e vogël, për përllogaritjen e detyrimit tatimor, janë të detyruar të mbajnë :

Regjistra, libra dhe dokumente të tjera, si dhe të lëshojnë fatura tatimore, dëftesa tatimore dhe kuponë tatimorë, në përputhje me ligjin “Për sistemin e taksave vendore”, i ndryshuar, dhe udhëzimin “Për tatimin e thjeshtuar mbi fitimin e biznesit të vogël”, në zbatim të tij. Këto regjistrime do të shërbejnë si bazë për vetëvlerësimin dhe vetëdeklarimin e detyrimeve tatimore të personave të tatueshëm apo, kur është rasti, për përcaktimin e detyrimit tatimor.

Për tatimpaguesit, subjekte të tatimit të thjeshtuar mbi fitimin për biznesin e vogël, që janë të regjistruar në TVSH, libri i shitjeve dhe libri i blerjeve, të mbajtura për efekte të TVSH-së, shërbejnë si të tillë edhe për efekte të tatimit të thjeshtuar mbi fitimin e biznesit të vogël./Monitor/

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd. Ju mirëpresim!

Post navigation

Artikull paraardhës: Futbollisti Rexhinaldo i Laçit dhunohet barbarisht, mister autori dhe arsyet
Artikull pasardhës: VIDEO/ Kombetarja e femrave arrin fitore historike me Bjellorusinë, ekipi i shkodranit Grima në vendin e katërt në grup

TË FUNDIT

cylybyli nafta 2026

NGA ARDIT ÇYLYBYLI – Vetëm 42 km larg nga Shkodra, nafta kushton 73 lekë më lirë në Malin e Zi…

ShkodraWeb 23 March, 2026 0
pus nafte

Lufta në Lindjen e Mesme, rrit çmimin e naftës, reagon Trump: Është e përkohëshme, do të bjerë me shpejtësi

ShkodraWeb 9 March, 2026 0
ilirjan celibashi kqz

KQZ shpërndan 3.6 milionë euro fonde vjetore për partitë politike, PS dhe PD marrin pjesën kryesore

ShkodraWeb 30 January, 2026 0

TË FUNDIT

  • Ambasadori i ri i SHBA në Shqipëri, presidenti Trump propozon një ushtarak të lartë amerikan… 13 April, 2026
  • IN MEMORIAM NGA PRELË MILANI – Kolë Kola, një uniformë që nuk u përkul…! 13 April, 2026
  • VIDEO – “Dua të luaj”, investimi më i madh që nis për fëmijët dhe familjet e Shkodrës…! 13 April, 2026
  • 50 mijë euro premio për 3 pikë, “çmendet” presidenti i klubit të futbollit në Kategorinë e Parë në… Shqipëri 13 April, 2026
  • Motomjeti i paidentifikuar përplas 47- vjeçarin tek “Prek Cali” në Shkodër, dërgohet me urgjencë në spital 13 April, 2026
  • OPINION – Rrëzimi i Viktor Orban pas 16 viteve në Hungari dhe analogjitë deri tani të pamundura në Shqipëri 13 April, 2026
  • NGA NIKOLIN GURI – Milionat e Katedrales dhe heshtja mbi Kishën e Prekalit… 13 April, 2026
  • Kamionistët e Malit të Zi sërish protestë 3- ditore, bllokohet qarkullimi i mjeteve të rënda nga Shqipëria 13 April, 2026
  • Policia e Shkodrës procedon penalisht 6 tifozë të Teutës, dëmtuan stolat dhe i hodhën në fushën e “Loro Boriçi” 13 April, 2026
  • VIDEO – Zëvendëskryeministrja Koçiu inspekton punimet, rruga Zogaj- Shirokë drejt përfundimit… 13 April, 2026
  • NGA GJERGJ LEKA – Koha të kthejmë sytë edhe jashtë mureve të kryeqytetit, “Bilbilat…” spektakël magjik 13 April, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e hënë, 13 prill 2026… 13 April, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

Eric Wendt

Ambasadori i ri i SHBA në Shqipëri, presidenti Trump propozon një ushtarak të lartë amerikan…

ShkodraWeb 13 April, 2026 0
kole kola polic 2026

IN MEMORIAM NGA PRELË MILANI – Kolë Kola, një uniformë që nuk u përkul…!

ShkodraWeb 13 April, 2026 0
full hd.03_06_25_11.Still043

VIDEO – “Dua të luaj”, investimi më i madh që nis për fëmijët dhe familjet e Shkodrës…!

ShkodraWeb 13 April, 2026 0
pogradeci

50 mijë euro premio për 3 pikë, “çmendet” presidenti i klubit të futbollit në Kategorinë e Parë në… Shqipëri

ShkodraWeb 13 April, 2026 0
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2026 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.