Tallje “genci” me ligjin e mbetjeve, askush nuk mban pergjegjesi per asgje

Nga Blerti Delija
Sot u rrezua zyrtarisht i ashtequajturi “ligji i mbetjeve”. Ne komisionin perkates ne Kuvend, u miratua unanimisht. Teorikisht, unanim do te jete votimi edhe ne seance plenare. Cudia me e madhe eshte se votoi “abstenim” pra as “pro”, as “kunder” edhe nismetari i projekt- ligjit, Eduart Shalsi. U votua dekreti i ish- presidentit Nishani qe e rrezoi duke e rikthyer per shqyrtim ne parlament. Ka qendruar neper sirtare me shume se gjysem viti pa u kaluar per shqyrtim ne seance plenare. Kjo, pasi mazhoranca e percare PS-LSI nuk kishte votat per te rrezuar Nishanin. Sot, e njejta mazhorance, u be nismetare per ta rrezuar, kete here “ne emer te popullit”. Shume mire qe u rrezua, shume mire ashtu sic edhe tentativa per “armet kimike siriane” nese e mbani mend. Them keshtu, pasi shquhemi si popull me kujtese te shkurter. Blic! Edhe per kete rrezim te fundit, harrojme. Do te harrojme shpejt. E pra u harxhuan energji pa fund. Mbrojtesit e projekt- ligjit per perfitimet qe do i vijne vendit nga importi i plehrave, kundershtaret per te keqijat qe i vijne vendit nga i njejti projekt- ligj. U krijua edhe nje aleance kundet importit te plehrave- AKIP, pati protesta dhe konferenca pa fund. Studiot televizive u investuan me muaj ne ore te tera transmetimi te kesaj teme. Edicionet e lajmeve harxhuan kronika pa fund per ta perkrahur apo denigruar sipas interesit te pronareve te mediave. Konferenca per mbarim nga selite e partive e fjalime te sterzgjatura nga foltoret e Kuvendit. E ne fund fare, biseda pa fill ne tavolinat edhe te lokaleve me te rendomta te periferise, madje me kompetence te plote, ne disa raste, edhe nen avujt e alkolit te bashkebiseduesve te zjarrte. Ne dijenine time, nuk ka patur konflikte fizike apo akte me te renda gjate diskutimeve te qytetareve per ceshtjen e importit te plehrave. Per ti vene kapakun, jane miliona leke te investuar per teknicienet qe hartuan ligjin, per specialistet nga brenda dhe jashte vendit per konsulencen e per ta “vulosur”, jane paguar te gjithe, edhe deputetet ne komisione parlamentare, nga parate e taksapaguesve shqiptare, pra tonat. Sot, ne nje dite te bukur vjeshte, 14-15 burra e gra ne Kuvend, te thone shkurt: Kemi tallur “gencin” me te gjithe ju! Ne fakt, kane tallur “gencin” edhe me veten e tyre, edhe pse parate i kane futur ne xhepat e tyre. E kam fjalen per ato legale. Tani pritet reagimi i nje shoqate te importuesve e perpunuesve te plehrave, te cilet jo vetem ishin pro ketij ligji, por deklaronin shifra marramendese te investimeve te kryera, te vendeve te punes te hapura e qe do hapen. Nen ze, thuhej se edhe kane lobuar qe ky ligj te kalonte ne Kuvend. Lobim do te thote, kane paguar nen dore mbeshtetesit e ketij ligji. Nga Kuvendi, deri tek redaksite e lajmeve e studiot e emisioneve televizive. Dhe kam pershtypjen se nuk flitet per “gjera te vogla”.
Dikush me te drejte pyet: Pse gjithe keto rreshta per te treguar se politika talli “gencin” me ne? E para, sepse nuk mund ta them direkt se cfare perfaqeson fjala “genc” ne keto rreshta. E dyta, sepse te pakten ketij populli qe voton rregullisht edhe kur tallin ne vijimesi “gencin” me te, i duhet thene se te qenurit “genc” eshte nje proces qe mund te zgjase edhe pafundesisht. E treta, per ta paralajmeruar se po ecem ne kete drejtim, nga tallja e “gencit”, politika jone e dashur do te kaloje tek ngrenia e “gencit”, gjithmone “gencit” te tyre nga ana e popullit qe i voton. Tani, eshte lajm i mire apo i keq qe ligji u rrezua, gjykojeni vete. Por qe po tallin “gencin” me ne tash 27 vjet, kjo eshte e sigurte…