Skip to content
25 January, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

Talenti i radhës së po rrit Shkodra, 8 vjeçari kampion Ballkani në një kategori dhe nënkampion në një tjetër…

ShkodraWeb 19 October, 2022
henri troshani shahist talent shkoder 2022

Kjo është ndër tryezat e shahut më të veçanta që keni parë ndonjëherë, jo për shkak të ndryshimit të nivelit midis konkurrentëve, por për shkak të ndryshimit në moshë, plot 6 dekada.

Ky është 8-vjeçari Henri Troshani, kampioni më i ri i Ballkanit në shah të zhvilluar në Cetinje të Malit të Zi në disiplinën Rapid dhe nënkampion në disiplinën Blitz.

Ndryshe nga bashkëmoshatarët e tij, sapo vjen nga shkolla, pasi mbaron mësimet mendja i shkon vetëm tek sporti i shahut. Mes shumë konkurrentësh nga i gjithë Ballkani, Henri ia doli të ngrejë flamurin e Shqipërisë.

“Shumë mirë më shkoi me lojtarë, ishin prej disa shteteve: Malit të zi, Bullgarisë, Moldavisë dhe Rumanisë. Prej Rumanisë dhe Bullgarisë ishin më të fortët. U emocionova pak dhe u kënaqa, u ndjeva shumë mirë, mora flamurin dhe dola aty”, thotë 8-vjeçari.

Për trajnerin veteran Bernard Leka, Henri është një fëmijë i veçantë dhe shumë i talentuar.

“E veçanta, kënaqësia është e madhe kur ke një kampion, të kurorëzohet dhe puna disavjeçare që ke bërë. Është i shpejtë, i shkathët, i mprehtë, këmbëngulës në lojë, ka disa cilësi që në lojën e shahut janë vendimtare”, tregon trajneri Leka.

Ka pasur raste që Henri ka mundur dhe profesorin me më shumë se 5 dekada përvojë.

Ndryshe nga shokët e tij që telefonin e kanë primar, Henri e përdor për të parë, apo luajtur shah. Pasionin për lojën e mendjes thotë se e ka të përjetshëm.

Trajneri Leka kërkon më shumë mbështetje nga shteti dhe bashkia.

“Është një lloj mbështetje nga ana e shtetit, por shumë e vogël në krahasim me sa duhet. Detyrohet prindi me shpenzimet e veta ta shoqërojë fëmijën në turne”, thotë ai.

Objektivi i Henrit është kampionati i Europian i moshave në Turqi, por më parë prindërve u duhet të gjejnë paratë për të mbuluar shpenzimet e pjesëmarrjes. /EuroNews/

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd. Ju mirëpresim!

Post navigation

Artikull paraardhës: Publikohet plani i masave për kursimin e energjisë, kondicioneri do mbahet me gradë të përcaktuar, në institucione dhe rrugë do fiken dritat
Artikull pasardhës: MOTI – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e enjte, 20 tetor 2022…

TË FUNDIT

renis bandula 2026

SENSIBILIZIM – I riu shkodran ka nevojë për mbështetjen e shqiptarëve, Renisi 25- vjeçar duhet të jetojë

ShkodraWeb 24 January, 2026 0
kastrati gurishta 2026

VIDEO – Vllaznisë i mjafton goli i Kastratit për të mundur Partizanin e marrë kreun e Superligës…

ShkodraWeb 24 January, 2026 0
minuta fundit 2025

MINUTA E FUNDIT – Grabitet një subjekt kredidhënës në Shkodër, autor një i paidentifikuar me çekiç në dorë

ShkodraWeb 24 January, 2026 0

TË FUNDIT

  • SENSIBILIZIM – I riu shkodran ka nevojë për mbështetjen e shqiptarëve, Renisi 25- vjeçar duhet të jetojë 24 January, 2026
  • VIDEO – Vllaznisë i mjafton goli i Kastratit për të mundur Partizanin e marrë kreun e Superligës… 24 January, 2026
  • MINUTA E FUNDIT – Grabitet një subjekt kredidhënës në Shkodër, autor një i paidentifikuar me çekiç në dorë 24 January, 2026
  • VIDEO – Ministri i Bujqësisë Salla takim me fermerët në Shkodër, nxit krijimin e Bashkimit të Fermerëve 24 January, 2026
  • VIDEO – “Shkodra Tourism Awards”, eventi që vlerëson bizneset turistike dhe “mjeshtrat” promovimit të tij 24 January, 2026
  • Ngjarja tragjike tek KF Tirana, FSHF njofton shtyrjen e ndeshjes me Flamurtarin këtë të shtunë… 24 January, 2026
  • PERSONAZH – “Dokja” i Vllaznisë, Zyhdi Çoba feston ditëlindjen, një jetë e lidhur me sportin… 24 January, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e shtunë, 24 janar 2026… 24 January, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e shtunë, 24 janar 2026… 24 January, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e shtunë, 24 janar 2026… 24 January, 2026
  • Vllaznia rinovon deri në 2028 me Tafilin por “goditja e fortë” ka emrin Kevin Dodaj që rikthehet kuqeblu 23 January, 2026
  • VIDEO – Policia gjeti në lokalin e tij 1678 fara kanabisi, arrestohet 70- vjeçari nga Kosmaçi 23 January, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

renis bandula 2026

SENSIBILIZIM – I riu shkodran ka nevojë për mbështetjen e shqiptarëve, Renisi 25- vjeçar duhet të jetojë

ShkodraWeb 24 January, 2026 0
kastrati gurishta 2026

VIDEO – Vllaznisë i mjafton goli i Kastratit për të mundur Partizanin e marrë kreun e Superligës…

ShkodraWeb 24 January, 2026 0
minuta fundit 2025

MINUTA E FUNDIT – Grabitet një subjekt kredidhënës në Shkodër, autor një i paidentifikuar me çekiç në dorë

ShkodraWeb 24 January, 2026 0
andis salla shkoder 2026

VIDEO – Ministri i Bujqësisë Salla takim me fermerët në Shkodër, nxit krijimin e Bashkimit të Fermerëve

ShkodraWeb 24 January, 2026 0
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2025 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.