Taksa e “Rrugës së Kombit”, ish- deputeti demokrat fton opozitën dhe PD- në të protestojnë nesër në Kukës…

Loading...

A do triumfojne neser taksidaret? Kuksianet kane te gjithe drejten e Zotit te thone qe te tyren e bene, nje cerek beteje e fituan duke ulur cmimin per vete, duke qene se ate dite kur dogjen traret e koncesionit/korrupsionit ne i lame ne balte!

Pjesa tjeter mund te thote qe nje here ne vit do i paguaje 10 Evro vajtje ardhje, se s’na bie rruga nga Kukesi, Hasi, Tropoja apo Kosova; plus qe jemi te lodhur nga radha per te blere aparatet dixhitale!

S’ka gje se e kemi paguar njehere rrugen e Kombit me parate tona! S’ka gje se lidh fizikisht e shpirterisht Shqiperine me Kosoven!

Atehere, kujt i bie barra neser t’i beje balle korrupsionit te koncesionit te taksidareve?!

Normalisht, pergjigja eshte vetem nje: OPOZITES!!! Se pari, sepse duhet te jete ne anen e qytetareve dhe jo taksidareve!

Se dyti, sepse duhet te jete ne balle te luftes ndaj korrupsionit dhe varferimit ekonomik te shqiptareve, dhe ka rast ta tregoje me vepra dhe jo fjale!

Se treti, sepse Rruga e Kombit eshte xhevahiri i qeverisjes 8 vjecare te PD!!!

#UneProtestoj /Nga Gerti BOGDANI, ish- deputet i PD/

Loading...