
Ka zhvilluar punimet Konferenca e Rektorëve, me praninë edhe të kryeministrit Edi Rama. Në fjalën e tij, ai ka thënë se është koha për rivizatim apo rishikim të Ligjit 80/2015 “Arsimin e Lartë dhe Kërkimin Shkencor”, brenda vitit 2026, tashmë pas një përvoje 10- vjeçare. Ai ka folur për ndërkombëtarizimin, me rregullimet ligjore të programeve të përbashkëta, të dyfishta dhe të shumëfishta, për lehtësimin e tyre ne aplikime. Çeshtja kryesore e ngritur ishte riorganizimi institucional i IAL – ve, duke riparë hartën e universiteteve shqiptare, si epiqendër UT-në, sipas tij. Jo te gjitha IAL- të, tha ai, mund ta kalojnë filtrin e akreditimit institucional. Duhen racionalizuar burimet dhe kapacitetet e universiteteve, të riorganizohen për një sistem me kompetitiv.
Në takim u fol për përmirësime të infrastrukturës dhe investime, ku përmendi kampusin e UT dhe zhvillimin më tej të UAMD-se, por pas largimit të Kryeministrit, në prani ministres Kumbaro Furxhi, rektori Gjuraj, zëvendëskryetar i Konferencës së Rektorëve, ka qenë shumë agresiv dhe me një ton të lartë por me argumente, ka përsëritur kërkesën për ndërtimin e një kampusi te UNISHK, si i vetmi pol i dijes në veri dhe verlindjes të vendit.
Theksojmë se një kërkesë të tillë rektori i UNISHK e ka bërë në vijimësi në 15 muajt e fundit, si një nevoje urgjente për Shkodrën dhe rajonin e Veriut. Kjo ka të bëjë, ka thene rektori Gjuraj, me politika më të balancuara zhvillimore, një mundësi të shtuar për të rinjtë në këtë pjesë të vendit për të qendruar dhe studiuar në Shqipëri. Me zë të fortë rektori i UNISHK i ka kërkuar ministres së Arsimit dhe nëpërmjet saj, qeverisë shqiptare, ta shqyrtojë seriozisht kërkesën për ngritjen e Kampusit të UNISHK ose t’i kaloje në pronësi universitetit të Shkodrës godina e ish- spitali neuro-psikiatrik ose godina e ish- Sanatoriumit.
Në shkurt, kryeministri Rama dhe ministrja e Arsimit Kumbaro Furxhi, së bashku me rektoret e IAL-ve shqiptare, do të mblidhen për të diskutuar lidhur me riorganizimin institucional të universiteteve shqiptare dhe profilizimin rajonal të tyre. /ShkodraWeb/






