Skip to content
18 June, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

TAKIMI I NATO-s/ Rama permend Nene Terezen: Nuk bejme gjera te medha, por gjera te vogla…

ShkodraWeb 16 September, 2017
ramanatotirane
Shefat e shtabeve të të gjitha vendeve të NATO-s janë mbledhur për herë të parë në Tiranë, në kuadër të Komitetit ushtarak të Aleancës. Në nisje të konferencës ka folur kryeministri Edi Rama që e ndau historinë e NATO-së në 3 etapa duke vlerësuar kontributin e Aleancës edhe në një kohë të vështirë për rajonin. Ai tha se sot Shqipëria është NATO dhe merr pjesë në të gjitha misionet me gjithë resurset e kufizuara të vendit. Në fund kryeministri kujtoi një shprehje të Nënë Terezës, shenjtores shqiptare e cila thotë “Jo të gjithë në mund të bëjmë gjëra të mëdha por të gjithë mund të bëjmë gjëra të vogla me përkushtim të madh”.
PJESË NGA FJALA E RAMËS
Mbledhja për herë të parë në Shqipëri e komitetit ushtarak të NATO-s i jep këtij takimi një përmasë historike për mua dhe për ministren e re të Mbrojtjes së Republikës së Shqipërisë si dhe për të gjithë FA-të e vendit tonë është një nder i veçantë dhe padyshim një kënaqësi e jashtëzakonshme t’ju kemi sot këtu në vendin tonë.
Nuk besoj se ekziston një tjetër rast kur të kesh në shtëpi kaq shumë miq që i sjellin shtëpisë kaq shumë siguri.
Kam pasur mundësi ta shoh nga afër transformimin e konsiderueshëm të NATO-s që sipas Stoltenberg ka hyrë në moshë të tretë. Dy samite historike në Uells, Në Varshavë. Në Bruksel kanë shënuar një transformim të Aleancës. NATO e parë e periudhës 1949 ishte sa e huaj për Shqipërinë zyrtare aq edhe pak e nga pak, vit pas viti një pikë referimi shprese për popullin shqiptar. Një popull që kishte shumë më tepër armë se sa liri dhe se sa mirëqenie. NATO e dytë, 1989-2014 ishte edhe e jona.
Duke kaluar kufijtë e saj të vjetër, NATO ndërpreu dhe një spastrim të egër në Europë. Mbijetesa e popullsisë dhe liria që gëzojnë sot Bosnja dhe Kosova, janë fryt i NATO-s së dytë që përfshiu në misionin e saj edhe lirinë e popujve që jetonin jashtë kufijve të saj.
Shqipëria në NATO shënon një gur të rëndësishëm kilometrik në historinë e vendit që për shumë kohë, dekada vuajti pasojat e ndarjes nga bota e zhvilluar, perëndimi.
Ndërsa sot kur NATO e tretë ka marrë trajtë, Shqipëria është vetë NATO e duhet të masë përgjegjësitë.
Ne kemi arritur t’i bashkohemi NATO-s në një nivel proporcional. Misionet e Shqipërisë në NATO deri më sot nuk kanë marrë asnjë votë kundër në Kuvendin e Shqipërisë. Pjesëmarrja jonë në NATO nuk ka qenë e lehtë për resurset e kufizuara të vendit.
Shqipëria si një vend që ndërvepron në shumë mënyra me këto vende ka një përgjegjësi që kjo pjesë e rajonit të shndërrohet në faktor të qëndrueshmërisë. Ne kemi arritur jo pak në një proces që vazhdon.
Nënë Tereza do ketë patur parasysh shqiptarët kur ka thënë “Jo të gjithë në mund të bëjmë gjëra të mëdha por të gjithë mund të bëjmë gjëra të vogla me përkushtim të madh”.

Post navigation

Previous: PROFIL/ Sekretet e RENEA-s, nga armatimi deri tek stervitja speciale
Next: FOTO/ Promovohet ne Shkoder “Java Europiane e Levizshmerise”

TË FUNDIT

Eric P. Wendt

Senati i SHBA- së konfirmon ambasadorin për Shqipërinë, gjenerali Eric P. Wendt i futet diplomacisë

ShkodraWeb 17 June, 2026
salianji berisha zgjedhje 2026

“Kambaleci që e mban Ramën në qeveri”, Ervin Salianji thirrje Berishës: Largohu, je pengesa që opozita të vijë në pushtet

ShkodraWeb 16 June, 2026
bardh spahia marjana koceku 2026

NGA BARDH SPAHIA – Triumfi i së Vërtetës mbi Propagandën e Kalbur, Shkodra ka boll probleme por ka dinjitet

ShkodraWeb 15 June, 2026

TË FUNDIT

  • EMRI+VIDEO – Arrestohet në Malin e Zi 40- vjeçari, ndihmoi autorët në vrasjen e çiftit Mujeci në Balldren 18 June, 2026
  • VIDEO – Sezoni i ri turistik veror, mblidhet në Velipojë Task- Force e Turizmit, nën drejtimin e Dudës… 18 June, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e enjte, 18 qershor 2026… 18 June, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e enjte, 18 qershor 2026… 18 June, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e enjte, 18 qershor 2026… 18 June, 2026
  • U emërua pas dorëheqjes së Tonin Gjuraj, rektorja Blerta Dragusha përcjell mesazhin e saj të parë… 17 June, 2026
  • EMRAT – Goditet me mjete të forta çifti i bashkëshortëve, përfundojnë me dëmtime në spitalin e Pukës… 17 June, 2026
  • Kinemaja shqiptare në zi, ndërron jetë “Mihal Grameno” i ekranit shqiptar, Gjegj Lala shuhet në Itali… 17 June, 2026
  • “T’i paraqesë faktet pranë institucioneve përgjegjëse”, pas akuzave të Marjana Koçekut, reagon avokati i Bajrajve,,, 17 June, 2026
  • Senati i SHBA- së konfirmon ambasadorin për Shqipërinë, gjenerali Eric P. Wendt i futet diplomacisë 17 June, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e merkurë, 17 qershor 2026… 17 June, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e merkurë, 17 qershor 2026… 17 June, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

cifti mujeci 2026

EMRI+VIDEO – Arrestohet në Malin e Zi 40- vjeçari, ndihmoi autorët në vrasjen e çiftit Mujeci në Balldren

ShkodraWeb 18 June, 2026
full hd.04_19_43_23.Still067

VIDEO – Sezoni i ri turistik veror, mblidhet në Velipojë Task- Force e Turizmit, nën drejtimin e Dudës…

ShkodraWeb 18 June, 2026
shtypi ditor

SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e enjte, 18 qershor 2026…

ShkodraWeb 18 June, 2026
horoskopi 2025

HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e enjte, 18 qershor 2026…

ShkodraWeb 18 June, 2026
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2026 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.