Kreu i PD-së, Lulzim Basha dhe Presidenti Meta kanë zhvilluar sot një takim në ambientet e Presidencës.
Mësohet se takimi ka nisur rreth orës 10:00 të mëngjesit dhe ka zgjatur rreth një orë, ndërsa nuk bëhen ende të ditura detaje rreth çështjeve që janë diskutuar.
Ndërkohë, sot pasdite në orën 17:00 në Presidencë, kreu i shtetit do të mbajë një konferencë për mediat. Siç bën të ditur presidenca, konferenca do të jetë në lidhje me rastin e vizitës së një përfaqësie të Komisionit të Venecias të ftuar nga Kuvendi i Shqipërisë.