
Me 8 vota pro dhe 1 kundër është miratuar sot shtyrja edhe me katër muaj të veprimtarisë së Komisionit Hetimor parlamentar për Presidentin Meta. I pyetur për këtë vendim, Kreu i Shtetit pa kursyer ironinë ka thënë në emisionin “Përballë” në RTSH se “ta shtyjnë deri më 24 korrik 2022, kështu që edhe ata do ishin në rregull me vazhdimin e hetimeve edhe unë jam në rregull me vazhdimin e kryerje së gjithë përgjegjësive të mia”.
Kujtojmë se në 24 korrik 2022 mbaron dhe mandati i Presidentit Meta.
Pjesë nga intervista
Gazetarja: Së fundmi, zoti President, doja një koment tuajin në lidhje me shtyrjen me katër muaj të punës të Komisionit Hetimor parlamentar për shkarkimin tuaj.
Presidenti Meta: Kjo është gjëja më e parëndësishme, por do kishte qenë më mirë që të mos e shtyjnë kaq shpesh, por ta shtyjnë deri më 24 korrik 2022, kështu që edhe ata do ishin në rregull me vazhdimin e hetimeve, edhe unë jam në rregull me vazhdimin e kryerjes së gjithë përgjegjësive të mia, siç kam premtuar.