“Ta plas dyfekun në faqe unë! Shko rri 17 jetë në bibliotekë…”, sherr i fortë “live” mes Vangjelit dhe Shehajt në studio

Një debat i fortë ka ndodhur mbrëmjen e sotme mes Agron Shehajt dhe Lorenc Vangjelit. e gjitha ka nisur me disa akuza që Shehaj ka hedhur ndaj Damian Gjiknurit.

Ndërkohë që ishin të ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, Shehaj ka deklaruar se kushëriri i Gjiknurit ka marrë status investitor strategjik, por ky fakt u kundërshtuar ashpër nga Vangjeli, i cili deklaroi se ka verifikuar në gjendje civile dhe se Gjiknuri e ka paditur Shehajn ditën e sotme për shpifje.


Debati:

Lorenc Vangjeli: Jemi duke bërë një gjyq publik. Në një proces të mundshëm, zoti Shehaj duhet të tregojë çertifikatë të trungut familjar. Nëse ky person, babai i tij a është vëllai i Gjiknurit? Në të gjithë deklarimet deri tani, ky njeri konsiderohet si djali i xhaxhait të Gjiknurit. Mbi këtë bazë ngrihet hipoteza. Në zyrat e gjendjes civile del tjetër gjë. Në Vlorë flitet goxha dhe më thonë se kompania për të cilën bëhet fjalë, ka në treg prej 30 vitesh, e krijuar nga babai i djalit dhe në këtë zonë kanë operuar duke marrë, toka private atje. Join venture me kompani kryesore, është bërë, ofrojnë pjesë të sipërfaqjes së tokës dhe financimi rreth 28 milionë. Pra ky person nuk ka lidhje. Nuk është djali i xhaxhait të Gjiknurit. Babai i tij nuk është vëllai i babait të Gjiknurit. Kanë apo jo marrëdhënie sepse kanë thither ajër në të njëjtin qytet? Gazetarët e mi më kanë vënë në dispozicion edhe padinë që është depozituar sot. E shoh pak të përpjetë procesin, ju keni barrën e provës. Duhet të vërtetoni fjalinë e parë. Ka disa probleme, statusin si investitor strategjik e ka marrë Albstar, që ka ndërtuar stadiumin. Më dërguan tani një foto, tani që po flisni ju.

Agron Shehaj: Çfarë foto?

Lorenc Vangjeli: Kur e verifikoj unë e them. Pjesa e parë e akuzës bie. Ka vërtetuar që pohimi juaj është i pavërtetë, nuk është djali i xhaxhait. Thua është larguar nga Butrinti, është hequr toka dhe është ndërtuar kjo. Nuk kanë të bëjnë, nuk përputhen njollat. Nuk e përfshin këtë zonë.

Agron Shehaj: Ti po na sjell një padi të Gjiknurit ndaj meje, sepse paskam thënë që e ka djalë xhaxhai. Padia nuk është provë, është pretendim.

Lorenc Vangjeli: Po ta njoftoj padinë. Po them çfarë kam parë.

Agron Shehaj: Unë ballafaqohem me të. Meqë ra fjala, po dorëzoj në SPAK, ta nxjerrë SPAK a ka lidhje Gjiknuri. E ka djalë xhaxhai? E ka kushëri? Mbaje veten ti…

Lorenc Vangjeli: Hahahah fol më pak se ta përdorin si provë.

Agron Shehaj: Nëse dikush ka mbështetur politikisht dhe pastaj shpallet investitor strategjik dhe i jepet pronë publike në përdorim, mendoj se dikush që zgjidhet për të punuar në interes të qytetarëve të mendoj për veten dhe të bëjë ligje për veten. Ty nuk të bën përshtypje, mua më bën shumë përshtypje. Ta hetojë SPAK. Të verifikojë për Gjiknurin, për Xhaçkën.

***

Lorenc Vangjeli: 70 jetë të kalosh në bibliotekë nuk arrin dot të gjesh çfarë mund të them . Unë mbroj të vërtetën. Ta plas dyfekun në faqe unë.

Agron Shehaj: Po më kërcënon ti mua?

Lorenc Vangjeli: Nuk ka lidhje është metaforë. Shpenzo një jetë, të kuptosh metaforën.