
Në ceremoninë përkujtimore të “2 Prill 1991”, do të marrë pjesë dhe kryetari i PDSH- së Sali Berisha. Lajmin e ka dhënë përmes një puiblikimi në rrjetet sociale, drejtuesi politik i PD- së për Qarkun Shkodër, Luçiano Boiçi.
“2 Prilli për shkodranët nuk është thjeshtë një datë. Është kujtesa sesa shtrenjtë e kanë paguar shkodranët betejën e tyre për liri. Sot më shumë se kurrë amaneti i Arben Brocit, Nazmi Kryeziut, Bujar Bishanakut dhe Besnik Cekës kumbon më fort se kurrë dhe bashkë, do ta çojmë deri në fund. Kam nderin, që me pjesëmarjen e Prof. Dr. Sali Berishës, t’ju ftoj që më 2 Prill ta lartësojmë veprën e martirëve tanë.”, shkruan nënkryetari i PDSh- së, Luçiano Boçi.