Ta ketë për Bashën…nuk përmend emra por Jul Deda e nënkupton: Me pak fjalë është po*dhë me rigon…!

Jul Deda, koordinator i PD-së ka publikuar një status mjaft të ashpër. Ai nuk i është drejtuar dikujt me emër, por duket se nënkupton kryetarin e PD-së Lulzim Basha. “Nese dikush ju thote “pa shkelur mbi trupin tim nuk behet” mos i besoni, dijeni se e ka kot. Ka kohe qe nuk funksionon si shprehje. Ne politike ka deshtuar disa here, madje as per çeshtjen e Teatrit snuk. Me pak fjale eshte thjesht po*dhe me rigon.”, shkruan Deda në profilin e tij në Facebook.

Në statusin e tij, nuk mungojnë komentet e ndjekësve të tij, të cilën përmendin edhe me emër liderin e PD-së, ndërsa aktori Deda nuk i kundërshton. Jul Deda prej disa kohësh, nga zgjedhjet e vitit 2017, është kritik ndaj Bashës, por statusi i sotëm mund të konsiderohet më i ashpri.