“T’ marroftë Zoti, për 30 vite nuk legalizove pronën, për 30 ditë legalizon kanabisin”, famullitari i Shkodrës “shpërthen” ndaj Ramës

Edhe kyt kishim mangut…!

Regjimi i asaj kohe detyroi kyt t’shkretë popull të HA bar, ky i sotshmi të PI bar. Dallim i vogël…!


Po, si kshtu more, t’marroftë Zoti, ti që për 30 vite nuk legalizove pronën, për 30 ditë legalizon kanabisin!?

Siguria në kulm… Kanabis i legalizuar në pronë të palegalizuar.

Dhe çka asht ma e keqja, prap fajin e ka populli.

Në fakt populli e ka fajin…!

Jo më kot Konica thoshte: “ Shqiptari asht por s’ din me thanë jam!”

Deri kur…! /Publikuar në Facebook nga Dom Vlash PALAJ, famullitar i Shkodrës/