Vendimin e Gjykatës së Durrësit që refuzoi të vërtetojë mandatin e kryetares së Bashkisë së Durrësit Valbona Sako të zgjedhur më 30 qershor, Partia Socialiste nuk ka vendosur ta ankimojë në Gjykatën e Apelit, siç është procedura.
Mësohet se PS-ja ka zgjedhur ta rishqyrtojë çështjen në një proces të ri, sërish në Gjykatën e Shkallës së Parë të Durrësit, por me një gjykatës të ri dhe jo më Mimoza Margjekën që mori vendimin më 17 korrik. Seanca ka nisur me gjykatës Shpëtim Rekën dhe pritet të merret vendimi.
Partia Socialiste e ka bërë dje dorëzimin dhe regjistrimin e padisë me objekt: “Vërtetimin e mandatit të Bashkisë Durrës për Valbona Sakon”.