Surpriza e Presidentit Meta, fton në takim edhe ata që i anatemoi si mbështetës të “Ramaformës”…

Presidenti Ilir Meta ka ftuar në një takim edhe fondacionin e Shoqërisë së Hapur “SOROS”. Kjo surprizë e pabesueshme është mësuar nga mediat dhe ftesa është për një takim javën e ardhshme. Kjo duket e pabesueshme, për faktin se Presidenti Meta ka anatemuar ashpër Sorosin, me deklarata publike.

Mësohet gjithashtu se ftesa e Metës për fondacionin “Soros” është për puçin e Gjykatës Kushtetuese. Gjithashtu, Kreu i Shtetit iu ka dërguar një ftesë edhe përfaqësuesve së shoqërisë civile, që janë të angazhuar me Reformën në Drejtësi.

Kjo është ftesa e tretë e Ilir Metës, pasi po sot ka ftuar edhe Lulzim Bashën me të gjithë aleatët, si dhe Këshillin e Ambasadorëve Shqiptar.

loading...