Ish-deputeti i PD-së, Astrtit Patozi ka ndryshuar mendim në lidhje me mospërfshirjen në listën e deputetëve nga kreu i asaj partie, Lulzim Basha. Ai tha sot në “Oktapod” të Turjan Hyskës në “Vizion Plus” se kur pa grupin parlamentar të PD-së të Bashës në seancën e parë.
“Kur e mësova në fillim që nuk isha në listën “Basha”, kisha një lloj keqardhjeje, pasi mendoja se isha ende i zoti të qëndroja në fushë. Me kalimin e kohës, me prezantimin e grupit të PD-së, jam ndjerë i çliruar që nuk isha pjesë e asaj mbledhjeje ku rodhën votat”, tha Patozi.