Skip to content
20 July, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

Surpriza e ministres Kumbaro, komandon drejtorët. Fuga: Shok punëtor, pse të merren mendtë?

ShkodraWeb 7 February, 2018
fugaKumbaro

Nga Genc FUGA

Ministrja e Kulturës, Zonja Kumbaro, nuk harron asnjëherë të surprizojë gjithë komunitetin artistik. Kjo është një veçori e punës së saj, edhe në këtë mandat të dytë.

Që në muajin e parë të vitit 2018, i është dashur që të dalë në intervista të ndryshme dhe të na çudisë. Duke shfletuar faqen e internetit të kësaj ministrie, shohim në kolonën e Baza Ligjore – Projektligje, të publikohet, projektligji PER DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NE LIGJIN NR. 10352, Datë 18. 11. 2010. “PER ARTIN E KULTUREN”, TE NDRYSHUAR.

Ditët e para të vitit 2018 duhet të ishin ditët e “dëgjesave” të platformave të reja të drejtimit të disa institucioneve qëndrore artistike, nën varësinë e Ministrisë së Kulturës. Por, kjo nuk ndodhi!

Sigurisht, të mbetur pa mandate, disa drejtues, janë pajisur me Urdhrin përkatës, që i përcakton si “të komanduar”. Por, një drejtor i komanduar, nuk mund të kryejë veprime me “të tretët”! Në natyrën e këtyre institucioneve, është një marrëdhënie e ngushtë, pikërisht me “të tretët”.

Gjithçka kalon në heshtje, derisa opinioni kujtohet e fillon të rendisë hamendësitë e tij:

1- Përse nuk u morën masa për organizimin e konkurseve për drejtimin e ri të institucioneve qendrore kulturore? Nuk dihet. Ndoshta ju ka dalë nga mendja.

2- Në rast se nuk donte t’i lëvizë, por donte mënyrën si punonin ata, përse i lë pa mandate? Se mund të organizohej konkursi dhe të kishim emrat e drejtuesve aktualë, fitues si platforma më e mirë 4–vjeçare (kjo gjë është e mbrojtur me Ligj).

3- Përse i duhen drejtuesit “të komanduar”? Këtu imagjinata merr krahë, dhe, ju siguroj, për keq (për keq, d.m.th, në dëm të institucioneve publike e interes të komunitetit artistik)

Nga ana tjetër, duke parë këto pikëpyetje që venë e vinë, dhe që pikëpyetjet pa përgjigje kanë veti të shumohen deri në pyetje retorike, ministrja Kumbaro, bën 2 veprime të radhës:

1- Deklaron që Teatri Kombëtar “lëviz” te “Turbina”, dhe godina aktuale e TK-së vihet në dispozicion të Teatrit të Operas!!!

2- Shfaq “pa bërë zë” një projektligj në internet!!! Mendjet e njerëzve (duke përfshirë edhe timen), të çoroditura nga pyetjet retorike të thëna më lartë, tashmë kanë marrë edhe këto dy goditje “nën brez”, dhe, ashtu të çoroditur, ulen në tastierë e shkruajnë.

Fillon shikon se si “institucionet qendrore kulturore bashkohen dhe trajtohen njësoj me ato lokale”.

Vazhdon me shfuqizimin e germës “dh”! Uppps, iku Cirku! Ku shkoi? Mbase i shkon Bashkisë. Por, po i vajti Bashkisë, kalon në precedent për të gjithë bashkitë. Pra, i lind e drejta Tepelenës që të ketë Cirkun e vet (fjala që bie). Kësaj i thonë mirë e hodhe, por ku e çove?

Galeria Kombëtare, shndërrohet në Muze Kombëtar të Arteve të Bukura. Po kjo pikë e zezë, ç’ishte? Po galeria ku vajti? Si do t’i bëhet me nevojën kombëtare të të pasurit Galeri?

Vazhdon me marrjen nën kompetencë të QKK-së, Bibliotekës Kombëtare, Arkivin Qendror e krijimin e dy qendrave të reja. Sikur u gëzuam shumë që këto institucione i kishim shumë pranë Qeverisë, me një status independence “larg politikës”… Ku gabuam?

Në Nenin 5, vjen një nga ato goditjet, që ty të vjen mendja rrotull jo më për 4 vjet (një mandat), POR pa mandat fare. Çështje dëshire të ministres! Uppps!

Domethënë, që në nenin 5, ti e ke humbur kthjelltësinë e mendimit, dhe je i bindur që gjuha e përdorur nuk është më shqiptare! Përherë e më tepër të del në pah “me Urdhër të Titullarit”, çka në esencë “të vet”, e shndërron nga projektligj në projektrregullore e brendshme e një megastrukture kulturore, të pakulturë, arrogante, fyese dhe zhdukëse të çdo lloj tendence “ndryshe”! Kujdes, bëhet fjalë për çdo skenë në Republikën e Shqipërisë.

Mos kujtoni se gjen qetësi në Nenin 9, pika 4, që thotë se për çdo mendje shkrepje artistike e kulturore të institucioneve, që nuk kanë objekt artin apo kulturën, duhet të marrë miratimin me shkrim të ministres!

Kujdes nga Neni 12, se sapo u zhduk e drejta për të menduar e vepruar, çdo bashkie në fushën e art-kulturës. Kujdes 1000 herë nga Neni 15, i cili heq “kriteret e vendosur me VKM të shpërblimit të figurës artistike dhe e lë gjithçka në dorë të negociatës, dhe ‘punës veresie’”. Rreshti më i rrezikshëm është: Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë mbas botimit në Fletoren Zyrtare!

Ore, çfarë po bëhet? Më falni, por janë shumë gjëra që ndodhin brenda Eklipsit të Hënës. E përmenda Hënën, se ajo, dihet, ka shumë ndikim në jetën tonë! E keni dëgjuar shprehjen: Nuk është me hënë të mirë?!

Unë nuk dua të marr leje me shkrim edhe për provimet e studentëve të mi, aq me pak, te Ministrja e Kulturës.

Unë jam kryefamiljar, pedagog, aktor, regjisor, socialist, etj., etj. dhe kam bindjen time: “Nuk i zgjidhim problemet, duke mos folur për to”.

M’u kujtua një status në fb – personal: “Ju ja rrasni me varre, mbrapa koke, puntorit, qysh me mjes, e pastaj e pysni: Shok puntor, pse t’merren ment????”

E me sa mend unë vazhdoj e shkruaj??? Tani është vonë! Tani kam filluar t’ju them njerëzve në rrugë: më fal se të fika cigaren me ballë, se vetëm xixa shoh!!!

Post navigation

Previous: FOTO/ Merr fund arratia e 24- vjeçarit që u arratis nga gjykata, kapet në bodrumin e një hoteli
Next: 13 mijë policë në sitë, qeveria miraton “vetting”-un për Policinë e Shtetit

TË FUNDIT

lorenc luka sali berisha 2026

OPINION – A është ndjesa ndaj Lorenc Lukës simbolika e ndjesës së Berishës për Shkodrën…?!

ShkodraWeb 17 July, 2026
astrit kalaja kujtim ibraj 2026

Propozimi për “Dëshmor i Atdheut” për gjyqtarin Astrit Kalaja, avokati i vrasësit të tij kundërshton dhënien

ShkodraWeb 16 July, 2026
elisa zverneci 2026

NGA ELISA SPIROPALI – Të bëjmë çmos ta vendosim shtetin mbi partinë dhe Shqipërinë mbi gjithçka…

ShkodraWeb 16 July, 2026

TË FUNDIT

  • Dyshohej se do ti bënin atentat Preng Gjinit të kthyer në Shqipëria, policia e Shkodrës arreston 2 persona 19 July, 2026
  • IN MEMORIAM – Myzafer Lesha, inxhinieri që ia kushtoi jetën energjisë dhe dijes… 19 July, 2026
  • FOTOLAJM – Aksident i rëndë në Rrugën e Kombit, 2 persona dërgohen me urgjencë në Spitalin e Traumës 19 July, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e diel, 19 korrik 2026… 19 July, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e diel, 19 korrik 2026… 19 July, 2026
  • UKSH lidh rrjetin e ri me stacionin e Dobraçit, do të ketë ndërprerje uji në Shkodër me 21 dhe 23 korrik 18 July, 2026
  • FOTO – Artistja shkodrane Sidita Islami vlerësohet në ekspozitën ndërkombëtare në Torino të Italisë 18 July, 2026
  • EMRI – I shpallur në kërkim nga Interpol Madrid, arrestohet në Malësi të Madhe 39- vjeçari… 18 July, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e shtunë, 18 korrik 2026… 18 July, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e shtunë, 18 korrik 2026… 18 July, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e shtunë, 18 korrik 2026… 18 July, 2026
  • OPINION – A është ndjesa ndaj Lorenc Lukës simbolika e ndjesës së Berishës për Shkodrën…?! 17 July, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

preng gjini policia shkoder 2026

Dyshohej se do ti bënin atentat Preng Gjinit të kthyer në Shqipëria, policia e Shkodrës arreston 2 persona

ShkodraWeb 19 July, 2026
myzafer lesha 2026

IN MEMORIAM – Myzafer Lesha, inxhinieri që ia kushtoi jetën energjisë dhe dijes…

ShkodraWeb 19 July, 2026
aksident rruga kombit 2026

FOTOLAJM – Aksident i rëndë në Rrugën e Kombit, 2 persona dërgohen me urgjencë në Spitalin e Traumës

ShkodraWeb 19 July, 2026
moti 2025

MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e diel, 19 korrik 2026…

ShkodraWeb 19 July, 2026
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2026 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.