Skip to content
6 June, 2023
  • FACEBOOK
  • LINKEDIN
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
E Vërteta të bën të lirë!

E Vërteta të bën të lirë!

The most followed news portal in the North of Albania

Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV
  • Kryesore
  • Sport

Superliga uli siparin por akoma nuk është përcaktuar ekipi i fundit që luan në Europë, sfida është mes Vllaznisë e Kukësit…

ShkodraWeb 1 year ago

Abissnet Superiore ka ulur siparin e sezonit 2021-2022 pasditen e sotme, teksa verdikti i vetëm i mbetur pezull, mbeti ende i tillë, pasi Kukësi e mbylli sezonin në vendin e katërt, por vetëm pas finales së Kupës do të mësojë nëse do të luajë apo jo në eliminatoret e Conference League.

Bardheblutë u mposhtën me rezultatin 2-3 nga Kukësi në shtëpi, megjithatë askujt nuk i bëhej vonë për rezultatin, në një ndeshje ku të gjithë kishin ardhur për t’iu bashkuar festës së titullit kampion.

Me titullin e fituar tre javë më parë, Tirana ngriti lart zyrtarisht trofeun e 26 në histori, në një pasdite festive në “Selman Stërmasi”, aty ku nga hapja e dyerve, përfituan edhe disa tifozë holandezë që kishin mbetur në kryeqytet, për të ndjekur nëj tjetër sfidë.

Partizani e mbylli sezonin në vendin e tretë dhe mori një tjetër fitore, 3-4 në transfertën kurbinase ndaj Laçit, në një sfidë ku rezultati ishte ai që kishte më pak rëndësi, ndërsa Vllaznia triumfoi 1-3 ndaj Kastriotit, por nuk arriti të sigurojë Europën, megjithatë ka ende nëj shans, të fitojë Kupën e Shqipërisë më 31 maj.

Barazim 1-1 në sfidën mes Egnatias dhe Dinamos, dhe barazim pa gola në Skënderbeu-Teuta, dy takime të tjera që luheshin vetëm për efekt kalendari, pasi asnjë prej ekipeve nuk kishte më objektiva të mbetura.

Sa i përket zonës së poshtme të renditjes, Dinamo dhe Skënderbeu janë skuadrat që do të zbresin në Kategorinë e Parë, me Egnatian që do të përballet me Korabin në Play Out për të siguruar mbijetesën.

Continue Reading

Previous: VIDEO – Vllaznia fiton por nuk gjen Europën përmes Superligës, shpresa e fundit fitimi i Kupës përballë Laçit
Next: HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e premte 27 maj 2022…

TË FUNDIT

“Si e njoha Bekim Fehmiun”, rrëfimi i Timo Fllokos: Pse ia refuzuan rolin aq të dëshiruar të Skënderbeut…
  • Art-Kult

“Si e njoha Bekim Fehmiun”, rrëfimi i Timo Fllokos: Pse ia refuzuan rolin aq të dëshiruar të Skënderbeut…

57 mins ago
Vllaznia nuk po arrin të fitojë një kampionat prej mëse 20 vitesh, por mund të vendosë një yll në fanelë…
  • Aktualitet

Vllaznia nuk po arrin të fitojë një kampionat prej mëse 20 vitesh, por mund të vendosë një yll në fanelë…

2 hours ago
“Arrest me burg” për 24-vjeçarin student ekselent në SHBA, mbyti nënën e tij me plastmas…
  • Aktualitet

“Arrest me burg” për 24-vjeçarin student ekselent në SHBA, mbyti nënën e tij me plastmas…

3 hours ago

TË FUNDIT

  • “Si e njoha Bekim Fehmiun”, rrëfimi i Timo Fllokos: Pse ia refuzuan rolin aq të dëshiruar të Skënderbeut…
  • Vllaznia nuk po arrin të fitojë një kampionat prej mëse 20 vitesh, por mund të vendosë një yll në fanelë…
  • “Arrest me burg” për 24-vjeçarin student ekselent në SHBA, mbyti nënën e tij me plastmas…
  • NGA MERITA BEKTESHI URBANO – Bamirësia nuk është privilegj administrativ…
  • VIDEO – Policia e Shkodrës aksion në liqenin e Komanit, bllokohen 5 varka, gjoba nga 10 mijë lekë për secilën
  • MOTI – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e martë, 6 qershor 2023…

TË FUNDIT

“Si e njoha Bekim Fehmiun”, rrëfimi i Timo Fllokos: Pse ia refuzuan rolin aq të dëshiruar të Skënderbeut…
  • Art-Kult

“Si e njoha Bekim Fehmiun”, rrëfimi i Timo Fllokos: Pse ia refuzuan rolin aq të dëshiruar të Skënderbeut…

57 mins ago
Vllaznia nuk po arrin të fitojë një kampionat prej mëse 20 vitesh, por mund të vendosë një yll në fanelë…
  • Aktualitet

Vllaznia nuk po arrin të fitojë një kampionat prej mëse 20 vitesh, por mund të vendosë një yll në fanelë…

2 hours ago
“Arrest me burg” për 24-vjeçarin student ekselent në SHBA, mbyti nënën e tij me plastmas…
  • Aktualitet

“Arrest me burg” për 24-vjeçarin student ekselent në SHBA, mbyti nënën e tij me plastmas…

3 hours ago
NGA MERITA BEKTESHI URBANO – Bamirësia nuk është privilegj administrativ…
  • Aktualitet

NGA MERITA BEKTESHI URBANO – Bamirësia nuk është privilegj administrativ…

3 hours ago
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • BOTUESI
  • FACEBOOK
  • LINKEDIN
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Botues Blerti Delija | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2023 Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb by BDgraphDesign.