Java e 4-t e Kategorisë Superiore do të luhet ditën e mërkurë, ku janë planifikuar të zhvillohen të gjitha ndeshjet. Kukësi do të ketë një tjetër përballje të vështirë, teksa pas Tiranës, Partizanit dhe Teutës, tashmë skuadra e Gegës do të përballet me Laçin.
Provë forcë për Vllazninë, që luan në Durrës ndaj Teutës së ish- it Edi Martini, në një përballje që pritet me shumë interes. Ndeshje të lehtë në letër ka Partizani, që luan në transfertë ndaj Apolonisë, ndërsa Tirana sfidon Bylisin. Skënderbeu që ditën e sotme gjeti fitoren e parë në kampionat, të mërkurën luan në shtëpi ndaj Kastriotit.
Të gjitha ndeshjet:
Tirana-Bylisi 13:45
Apolonia-Partizani 13:45
Skënderbeu-Kastrioti 13:45
Kukësi-Laçi 16:45
Teuta-Vllaznia 16:45