Ndeshja Partizani- Vllaznia eshte me e rendesishmja e javes se trete te “Abissnet Superiore” dhe pritet me interes nga te dy skuadrat qe padyshim do te tentojne fitoren.
Pak minuta me pare jane mesuar edhe emrat e arbitrave qe do ta drejtojne kete ndeshje e cila starton ne oren 19.45 ne stadiumin “Elbasan Arena”.
Keshtu, arbiter kryesor i ketij takimi do te jete durrsaku Andi Koçi e ndihmesa te tij do te jete Rejdi Avdo i kolegjiumit te Tiranes dhe Erind Burgu nga Fushe- Kruja ndersa arbiter i katert do te jete durrsaku tjeter Klodian Shahini.
Nderkohe ne sistemin VAR njeriu i perzjedhur per kete ndeshje eshte arbitri i FIFA-s, lezhjani Eldorian Hamiti ndersa AVAR eshte caktuar Nertil Bregasi nga Tirana.
Delegat i Federates shqiptare do te jete Shefi i Sektorit te Garave prane Federates Shqiptare te Futbollit Marius Sulejmani ndersa vezhgues i arbitrave eshte caktuar Plarent Kotherja.