Super ndeshja me Dinamon, do të vendosë “drejtësi” në “Loro Boriçi” një arbitër që në Shkodër s’e pelqejnë shumë

Ndeshja Vllaznia- Dinamo me te cilen mbyllet java e peste e “Abissnet Superiore” do te luhet sonte ne ora 19.45 ne stadiumin “Loro Boriçi” eshte shume e rendesishme per te dy ekipet, por edhe per kampionatin.

Nderkohe, mësohet se Sektori i Arbitrimit prane Federates Shqiptare te Futbollit ka caktuar per te drejtuar kete ndeshje nje arbiter qe shkodranet “s’e pelqejne shume”.


Behet fjale per Kridens Meten. Ai do te jete kryesori ne ndeshjen e sotme ne Shkoder, nderkohe qe asistente te tij do te jene dy arbitra lezhjane, Ridiger Çokaj dhe Elvis Gjoka, ndersa arbiter i katert do te jete Klodian Prenga nga Laçi.

Ne sistemin VAR do te jete arbitri i FIFA-s, lezhjani Eldorian Hamiti, ndersa ne AVAR Nertil Bregasi. Vezhgues i arbitrave do te jete Ervis Peza nga Tirana dhe delegat i Federates Alban Tafaj.