Një autobus dhe stacioni i policisë në Omonia është sulmuar nga disa persona. Mediat helene raportojnë se disa persona të paidentifikuar filluan të sulmonin në një autobus të policisë të hënën në mbrëmje dhe pastaj në stacionin policor të zonës.
Mjeti i përkiste ekipit të efektivëve dhe përdorej për të kontrolluar zonën, kryesisht për qendrën e Athinës. Ekipi prej afro 50 vetash iu afrua stacionit, në Rrugën Veranzero dhe hodhi bomba molotov dhe objekte të tjera, ndërsa ishin me fytyra të mbuluara.
Që nga sulmi, dy policë janë plagosur dhe disa mjete dhe autobusi janë dëmtuar.