Skip to content
6 June, 2023
  • FACEBOOK
  • LINKEDIN
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
E Vërteta të bën të lirë!

E Vërteta të bën të lirë!

The most followed news portal in the North of Albania

Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV
  • Aktualitet
  • Kryesore

Sulmi me armë ndaj Top Channel që i mori jetën rojes së objektit dhe misteri i 2 shkodranëve të kapur në Vlorë

ShkodraWeb 2 months ago

Ora 00:34 ishte momenti kur Pal Kola humbi jetën pas një sulmi me breshëri kallashnikovi ndaj institucionit që ai punonte, në Top Channel. Vetëm 3 minuta para se dhjetëra plumba kallashnikovi të shkreheshin në drejtim të një prej televizioneve më të mëdha në vend, Top Channel, gazetarët e fundit të kësaj mediaje ishin larguar nga ambientet e punës së tyre, duke shmangur kështu një tragjedi. Gazetarët sapo kishin transmetuar edicionin e fundit të lajmeve dhe janë kthyer në shtëpitë e tyre, ndërkohë që roja kishte mbyllur derën dhe kishte shkuar që të ngrohej e të mbrohej nga shiu, pa e ditur që pikërisht aty mori një plumb që i kushtoi jetën.

Makina e autorëve, që mendohet se ishin 3, një ‘Range Rover’ që është gjetur më pas e djegur në Golem të Kavajës me 2 kallashnikovë brenda që kishin shpëtuar nga flakët. Mjeti nuk është i regjistruar në Shqipëri, e dyshimet paraprake janë se makina luksoze është vjedhur fillimisht në Angli. Ndërsa targa e mjetit, raportohet se është vjedhur nga kameramani i emisionit “Inside Story”.

Të gjitha këto detaje lënë të kuptohet vetëm diçka; sulmi i mbrëmshëm ka qenë i mirëmenduar dhe i organizuar ne detaje për të mos lënë gjurmë pas. “Shpresat” për identifikimin e autorëve janë tek 2 kamera, një kamera e subjektit Top Channel dhe një kamera tjetër vetëm pak metra metra më tej e nëse autorët kanë qenë të pakujdesshëm dhe kanë lënë shenja identifikuese në armë apo dhe në mjetin e djegur. Një gjurmë e vogël mjafton për të identifikuar autorët.

Pas largimit nga Tirana, në Golem, një roje në zonën ku është djegur automjeti, ka parë 4 persona që largoheshin vetë 23 sekonda pas vënies së zjarrit, makinës dhe dyshohet të jenë larguar me dy makina të ndryshme, përkatësisht një BMWe zezë dhe një Audi gri. E me pas janë larguar në jug të vendit për t’u fshehur. Nga burime jozyrtare është mësuar se në Vlorë janë kapur 2 të rinj nga Shkodra që mendohet se kanë lidhje me ngjarjen, por Policia e Shtetit ka zgjedhur që të heshtë dhe të mos dalë ende me një reagim zyrtar, ndërkohë që aludimet për arsyen e sulmit veçse shtohen.

Viktima edhe njëherë ishte një i pafajshmëm…një roje që pasurinë e vetme kishte 5 lekë që i kishin rënë nga xhepi pasi ishte rrëzuar në tokë!

Continue Reading

Previous: TRAGJIKE – Po shpëtonte një fëmijë nga mbytja në det, humb jetën shqiptari me banim në Florida të SHBA- ve…
Next: “Gratë e çojnë direkt bisedën te fëmijët e tyre”, Benet Beci takohet me punonjëse të fasonerisë, shqetësimet e tyre…

TË FUNDIT

“Ja tre propozimet që i bëmë kryeministrit të Kosovës”, përfundon takimi me Kurtin, Lajçak e Escobar: Ata që sulmuan KFOR-in…
  • Anëmbanë

“Ja tre propozimet që i bëmë kryeministrit të Kosovës”, përfundon takimi me Kurtin, Lajçak e Escobar: Ata që sulmuan KFOR-in…

5 hours ago
“Bashkëshortja e Tahirit me probleme shëndetësore, por ka biznese të suksesshme për…”, gazetari nxjerr dokumentet e QKB-së
  • Aktualitet

“Bashkëshortja e Tahirit me probleme shëndetësore, por ka biznese të suksesshme për…”, gazetari nxjerr dokumentet e QKB-së

5 hours ago
“Procesi për zgjedhjen e kryetarit të përfundojë brenda datës 15 Korrik”, Kolegji i Kryetarëve të PD- së vendos ultimatum
  • Aktualitet

“Procesi për zgjedhjen e kryetarit të përfundojë brenda datës 15 Korrik”, Kolegji i Kryetarëve të PD- së vendos ultimatum

6 hours ago

TË FUNDIT

  • “Ja tre propozimet që i bëmë kryeministrit të Kosovës”, përfundon takimi me Kurtin, Lajçak e Escobar: Ata që sulmuan KFOR-in…
  • “Bashkëshortja e Tahirit me probleme shëndetësore, por ka biznese të suksesshme për…”, gazetari nxjerr dokumentet e QKB-së
  • “Procesi për zgjedhjen e kryetarit të përfundojë brenda datës 15 Korrik”, Kolegji i Kryetarëve të PD- së vendos ultimatum
  • VIDEO – Kapur dorë për dorë, Luizi dhe Kiara “rrëmbejnë” vëmendjen edhe në dasmën e çiftit të njohur VIP
  • Grupi Parlamentar i PD- së zyrtare përcakton prioritetet, hapet rruga për zgjedhjet nga baze deri në qendër…
  • FOTOLAJM – Reperi i njohur shqiptar pasionin e kthen në profesion, licensohet zyrtarisht në Shkodër si trajner futbolli

TË FUNDIT

“Ja tre propozimet që i bëmë kryeministrit të Kosovës”, përfundon takimi me Kurtin, Lajçak e Escobar: Ata që sulmuan KFOR-in…
  • Anëmbanë

“Ja tre propozimet që i bëmë kryeministrit të Kosovës”, përfundon takimi me Kurtin, Lajçak e Escobar: Ata që sulmuan KFOR-in…

5 hours ago
“Bashkëshortja e Tahirit me probleme shëndetësore, por ka biznese të suksesshme për…”, gazetari nxjerr dokumentet e QKB-së
  • Aktualitet

“Bashkëshortja e Tahirit me probleme shëndetësore, por ka biznese të suksesshme për…”, gazetari nxjerr dokumentet e QKB-së

5 hours ago
“Procesi për zgjedhjen e kryetarit të përfundojë brenda datës 15 Korrik”, Kolegji i Kryetarëve të PD- së vendos ultimatum
  • Aktualitet

“Procesi për zgjedhjen e kryetarit të përfundojë brenda datës 15 Korrik”, Kolegji i Kryetarëve të PD- së vendos ultimatum

6 hours ago
VIDEO – Kapur dorë për dorë, Luizi dhe Kiara “rrëmbejnë” vëmendjen edhe në dasmën e çiftit të njohur VIP
  • Kryesore

VIDEO – Kapur dorë për dorë, Luizi dhe Kiara “rrëmbejnë” vëmendjen edhe në dasmën e çiftit të njohur VIP

6 hours ago
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • BOTUESI
  • FACEBOOK
  • LINKEDIN
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Botues Blerti Delija | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2023 Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb by BDgraphDesign.