Sulmi i rradhes ndaj Rames, LSI: Kryeministri i paditur qe do te bllokoje vetingun

Shkruan ne Facebook kryetari i GP te LSI-se Petrit Vasili: “Kryeministri i paditur, që do të bllokojë vetingun. Kryeministri tha sot: “Vetingu nuk është çështje numrash, por strukturimi”.
E para: Ky kryeministër duhet sqaruar, që megjithëse ai e do për vete, vetingu është i pavarur dhe jo pronë e tij.
Së dyti: Ky kryeministër ka një ushtri parazitësh rreth vetes me 650 vetë, atëherë pse e pengon vetingun të permbushë kërkesat më minimale dhe i shkurton 70 vetë? Është i paditur dhe e urren vetingun, ndaj e pengon të funksionojë.
Së treti: Shqiptarët nuk presin drejtësinë dhe vetingun nga kryeministri, që mbushi me drogë Shqipërinë, por presin drejtësine që SHBA dhe BE kërkojnë.
Së katërti: Vetingun nuk e vendos dot as muhabeti bajat dhe as marrëveshjet gajasëse që bën qeveria me qeverinë, alias grupin parlamentar të Partisë Socialiste, por Kushtetuta dhe ligji.”. /ShkodraWeb/