
Nje dite pasi Konferences Islamike, e pasi presidenti turk, Erdogan i kerkoi botes islame mbeshtetje te plote per Palestinen, duke akuzuar SHBA se i ka duart e lyera me gjakun e palestinezeve, deputeti demokrat Tritan Shehu vjen me nje reagim te forte per qeverine shqiptare, duke theksuar se edhe kete here Rama dhe ministri i Jashtem kane shkelur ne derrase te kalbur.
Ai ka kerkuar nga Tirana zyratre te pergjigjen nese e mbeshetsin deklaraten e firmosur dje, qe eshte plot sulme ekstreme ndaj aleatit tone strategjik, ShBA-se.
Reagimi i Tritan Shehut
Z. Kryeminister dhe Minister Jashtem, keni shkelur ne “derrase te kalbur” dhe demtuar rende interesat e Kombit tone perseri:
Me poshte do te gjeni tekstin e plote te Deklarates se mbremeshme te Takimit te Organizates se Koperacionit Islamik (OIC), te miratuar dhe nga perfaqesuesi juaj aty.
Ajo deklarate eshte e mbushur me sulme ekstreme ndaj ShBA, administrates amerikane e Presidentit Trump (per te mos permendur dhe ato ndaj Izraelit).
Ne keto kushte te renda cenuese edhe te Sigurise sone Kombetare, ju duhet te shpreheni qartesisht nese e mbeshtesni ate deklarate, kete goditje te rende ndaj Partnerit tone kryesor Gjeostrategjik.
Ne fakt ajo e tille demton edhe vete procesin e paqes ne Lindjen e Mesme.
Heshtja juaj tashme nuk i sherben asgjeje, as loja e “mbretit lakuriq”…
Dicka ne fund, perfaqesuesi juaj ishte gjithashtu i pranishem edhe gjate inagurimit te Ambasades amerikane ne Jeruzalem, disa dite me pare.
A ja bete te ditur kete fakt dje organizatoreve, pjesemareseve te OIC-se, hartuesve te asaj deklarate???
Deklarata e plote eshte KETU
Për bashkëpunime, publikime reklamash, njoftimesh në ShkodraWeb, mund të shkruani në SMS, Whatsapp, Viber +355 67 300 20 70 ose mail: info@shkodraweb.com në çdo kohë!