
Unë përhera kam fol, përhera për të “zezën teme” më ka dal, por gjithsesi përhera e kam brit mospajtimin tem me padrejtësin… Më “këshillojnë” sot:
-Po jena në opozitë mor burrë, ti prit kur të jena n’pushtet…
Pata bërtit dhe kur ishim ma të fortë se kurrë, në fillim vitet ’90, kur paria e shtetit dhe Partisë Demokratike, kremtonte e përkujtonte “2 Prillin” me dreka e tavolina plot në kalanë Rozafat, e atje pjesmarrës nuk ishte asnji familjar i martirëve dhe asnji i plagosur në ngjarje, dhe atëhere më patën thanë të rri urtë e të pi “cicën” e Partisë por unë brita për të “zezën” teme”, partinë pat boll kush e mjel e ja pin tamlin…
Pata brit dhe para pak kohet kur kandidatë primaresh sot në mbledhje partiet folën e thanë:
-Po na e shet Harrisi “2 Prillin” te Benet Beci…
E Harrisi pa punē qysh se erdh PS në pushtet, kurse djali i primaristit të sotëm, punonte atëherë e më duket vazhdon dhe sot punë me Benetin, prap unë për të ” zezën teme” dorēzova dhe shoqatën që pata la me gjak…
Thërras e bërtas dhe sot kur lexoj pse spikat Garo, nëse kriteri për të kene deputet asht me i ba “fresk” nji individit, atëhere subjekti politik si filozofi (bashkëmendimtare me qëllim realizimin e nji programi) asht rrëzu me hund e buzë përtokë…
Thërras e bërtas kur i fusin demokratët me kërku mbështetje për primaret në bazë, por mandej vendos “kryesia”… /Nga Harris MURANA, publikuar në Facebook/