“Subjekti ndërtues nuk ka leje për punimet tek Pedonalja e molos”, Bashkia Shkodër reagon për projektin e prishjes së shëtitores së shkodranëve

Ditën e sotme është mësuar se do të mbyllet Pedonalja e molës pranë urës së vjetër të Lumit Buna në Shkodër. Sipas ingjinierit të firmës kontraktuese për këtë projekt, pedonalja ekzistuese do të shkatërrohet, do të priten edhe pemës dhe niveli i rrugës do të ngrihet aq sa është shtrati i rrugës së By- Pass- it.

Këto veprime, kanë ngjallur reagimin e menjëhershëm të Bashkisë Shkodër, e cila nënvizon se është në komunikim me Fondin Shqiptar të Zhvillimit për rishikimin e projektit. Jo vetëm kaq, por punimet që po bëhen ditën e sotme, janë pa një leje ndërtimi që suhet të miratohet pikërisht nga Bashkia Shkodër. Në njoftimin për mediat të Bashkisë Shkodër, shkruhet:

“Bashkia Shkodër është dakordësuar me Fondin Shqiptar të Zhvillimit për propozimin për rishikimin e projektit të investimit “Ndërtim i By Pass Perëndimor Shkodër, Loti 2”, sipas konsultimit publik dhe kërkesës së qytetarëve të Shkodrës.

Në kërkesën e saj, të mbështetur edhe nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit,
• në kushtet e reja të krijuara ku ka humbur relevanca e funksioneve urbane dhe kontekstit ligjor të projektit “Ndërtim i By Pass Perëndimor Shkodër, Loti 2”,
• në vijim të shkresave dhe kërkesave të përsëritura të Bashkisë Shkodër,

është propozuar dhe është rënë dakord që:

• të bëhet përshtaja në gjurmë, gjeometri dhe altimetri e projektit, duke e kthyer në nje segment urban dytësor në funksion të parkut të qytetit.

ShkodraWeb Channel

Është propozuar që kjo pjesë të trajtohet në kuadër të rishikimit të projektit “Rikualifikimi Urban i Hyrjes së Qytetit të Shkodres dhe Parkut për Pushuesit” për t’u bërë pjesë inlegrale e këtij parku.

Bashkia Shkodër kërkon nga subjekti ndërtues që të ndalohen menjëherë punimet vijuese.

Për këto punime që po kryhen sot, subjekti nuk ka leje ndërtimi, dhe nuk është i autorizuar të vijojë nga askush, as nga institucione vendore e as nga institucione qendrore. Bashkia Shkodër do të ushtrojë të gjitha kompetencat e saj si administratore e territorit, duke marrë të gjitha masat e nevojshme sipas legjislacionit në fuqi.”, thuhet në deklaratën për mediat e Bashkisë Shkodër.

ShkodraWeb Channel

Open

Close