Skip to content
5 February, 2023
  • FACEBOOK
  • LINKEDIN
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
E Vërteta të bën të lirë!

E Vërteta të bën të lirë!

The most followed news portal in the North of Albania

Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
VIDEOT TONA
  • Sociale

STUDIMI/ Përkeqësohet shëndeti mendor i popullatës, situatë alarmante në Shkodër, 45% e të prekurve skizofrenë

ShkodraWeb 5 years ago

Mundësi pushimi- shofera kampioni

0

Gjendja e rënduar ekonomike edhe përmbytjet e shpeshta e kanë bërë Shkodrën një rajon të prekur se tepërmi nga sëmundjet e shëndetit mendor. Ndryshe nga trendet globale ku sëmundjet mendore prekin më së shumti femrat, në Shkodër ajo dominon tek meshkujt dhe më e rënda është se 45 për qind e të prekurve vuajnë nga skizofrenia, e cila futet tek çrregullimet e rënda mendore.

Ekspertet Rajonale të Shëndetit në Shkodër morën në studim të shtruarit në spitalin Rajonal me çrregullime mendore gjatë periudhës 2005-2015 dhe gjetën se 6287 raste që kishin marrë diagnozë dhe ishin shtruar në mënyrë të rregullt në spital. Prevalenca është shumë e lartë me mbi 3700 të sëmurë për 100,000 persona teksa sipas të dhënave të OBSH-së në Shqipëri sipas diagnozave ambulatore janë 1000 të sëmurë mendor për 1000,000 banorë.

Në raportin e tyre të studimit ekspertët rajonale të shëndetit në Shkodër theksojnë se faktorët që kontribuojnë në problemet e shëndetit mendor janë të ndryshme. Sipas edhe të dhënave globale nga çrregullimet mendore vuajnë më së shumti personat me kushte të varfra të jetesës dhe grupe sociale që jetojnë në stres kronik. Gjithashtu përjashtimi social, i përforcuar nga aksesi i dobët në arsim është vlerësuar një faktor madhor që çon në çrregullime mendore.

Nga 6,287 persona të sëmurë mendor në Bashkinë e Shkodrës, burrat ishin më dominues, krahasuar me femrat: 3,766 (59.9% burra) dhe 2,521 (40.1% femra), respektivisht, teksa në botë raportet janë të kundërta, gratë janë të prekura më së shumti.

Çrregullimi më i përhapur mendor në këtë studim ishte Skizofrenia me 2,884 (45,87%) pacientë. Më shumë se 765 (12.16%) pacientë u raportuan depresive, 739 (9.17%) me çrregullime emocionale dhe 477 (7.6%) vonesa mendore. Çrregullime të personalitetit dhe çrregullime të alkoolit ose drogës ishin përkatësisht 3.56% dhe 2.67%.

Më te prekurit u panë të jenë meshkujt e moshës 45-55 vjeç të cilët kanë rëne pre e sëmundjeve mendore shpesh herë nga mospërballimi i peshës për të drejtuar familjet nga mungesa e kushteve ekomomikë.

Studimi tregon se gratë kishin më shumë gjasa të vuanin nga gjendja shpirtërore, ankthi dhe çrregullime depresive në krahasim me burrat, ndërsa burrat nga alkooli dhe çrregullimeve prej abuzimit me drogën.

Ekspertët arritën në përfundimet se çrregullimet mendore ishte një sëmundje mjaft e përhapur në rajonin verilindor, por shqetësues ,mbetet fakti se ato ishin të prekur nga skizofrenia.

Sipas përkufizimeve të mjekësisë skizofrenia është një çrregullim mendor i karakterizuar nga sjellje shoqërore jo normale dhe pamundësia për të kuptuar realitetin. Simptomat e zakonshme përfshijnë besimin e rreme, mendimet e paqarta, dëgjimin e zërave që të tjerët nuk e bëjnë, angazhim të ulët shoqëror dhe mungesën e motivimit. /Monitor/

 

Mundësi punësimi- shoferë kamioni

Continue Reading

LAJM PARA: Martesë me mblesëri në moshën 10 vjeçare, vajza që duhet të nisej drejt “burrit” shpëtohet nga nëna
LAJM PAS: ALARMI/ Tumoret po përhapen me shpejtësi në moshat e reja, ja cilat janë qarqet më të prekura…

TË FUNDIT

Protesta për rrugën e Dukagjinit, organizatorët ndryshojnë “stacionin” nga selia e PS- së tek Prefektura e Shkodrës
  • Aktualitet

Protesta për rrugën e Dukagjinit, organizatorët ndryshojnë “stacionin” nga selia e PS- së tek Prefektura e Shkodrës

12 hours ago
VIDEO – Një grua dhe dy fëmijë të mitur terrorizohen nga policia, kontroll në banesë në orët e para të mëngjesit
  • Kryesore

VIDEO – Një grua dhe dy fëmijë të mitur terrorizohen nga policia, kontroll në banesë në orët e para të mëngjesit

1 day ago
“Krijoni struktura që garantojnë një jetë më cilësore për shqiptarët”, Imzot Massafra mesazh politikës në Ditën e Parë të Jetës
  • Aktualitet

“Krijoni struktura që garantojnë një jetë më cilësore për shqiptarët”, Imzot Massafra mesazh politikës në Ditën e Parë të Jetës

2 days ago

TË FUNDIT

  • BBVIP – Dea Mishel nominoi “grupin e Luizit”, ja kë nxorri nga loja sonte televotimi i dytë i publikut…
  • “Jeton Lami është Kutia e Pandorës, di gjithçka për…”, Lala për zhdukjen e Martinajt: Kundërshtarët i dërguan mesazh të vrasim në derë të shtëpisë
  • FOTOLAJM – Protesta e 11 shkurtit e thirrur nga opozita, muret nisin të mbushen me postera kundër Edi Ramës
  • Eurovizion publikon këngët më të klikuara të janarit, ja në çfarë vendi renditet Luiz Ejlli…!
  • VIDEO – Shkeli sovranitetin ajror të SHBA-së, dalin pamjet e shpërthimit në ajër të balonës “spiune” kineze…
  • FOTOLAJM – Familja kryeministrore zgjedh qarkun e Shkodrës për të kaluar fundjavën, ja ku është vendosur…

TË FUNDIT

BBVIP – Dea Mishel nominoi “grupin e Luizit”, ja kë nxorri nga loja sonte televotimi i dytë i publikut…
  • Aktualitet

BBVIP – Dea Mishel nominoi “grupin e Luizit”, ja kë nxorri nga loja sonte televotimi i dytë i publikut…

6 hours ago
“Jeton Lami është Kutia e Pandorës, di gjithçka për…”, Lala për zhdukjen e Martinajt: Kundërshtarët i dërguan mesazh të vrasim në derë të shtëpisë
  • Aktualitet

“Jeton Lami është Kutia e Pandorës, di gjithçka për…”, Lala për zhdukjen e Martinajt: Kundërshtarët i dërguan mesazh të vrasim në derë të shtëpisë

6 hours ago
FOTOLAJM – Protesta e 11 shkurtit e thirrur nga opozita, muret nisin të mbushen me postera kundër Edi Ramës
  • Aktualitet

FOTOLAJM – Protesta e 11 shkurtit e thirrur nga opozita, muret nisin të mbushen me postera kundër Edi Ramës

7 hours ago
Eurovizion publikon këngët më të klikuara të janarit, ja në çfarë vendi renditet Luiz Ejlli…!
  • Kryesore

Eurovizion publikon këngët më të klikuara të janarit, ja në çfarë vendi renditet Luiz Ejlli…!

7 hours ago
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • BOTUESI
  • FACEBOOK
  • LINKEDIN
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Botues Blerti Delija | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2023 Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.