Organizata e Kombeve të Bashkuara të Bashkuara ka kryer një studim, i cili ka dalë në përfundimin se në vitin 2100 popullsia në Shqipëri do të ketë një rënie prej 1.2 milion banorësh.
Në këtë studim gjithashtu bëhet e ditur se do të ketë shumë pak lindje. Mendohet se pjesa drastike e popullsisë do të jetë mbi moshën 60 vjeç.
Shkaktarët kryesorë për këtë do të jenë normat në rënie të lindshmërisë dhe jetëgjatësia që është në rritje.
Faktor tjetër dominant është edhe emancipimi i grave, të cilat po punojnë gjithnjë e më tepër jashtë shtëpisë, duke reduktuar kështu numrin e pjestarëve në familje./joq/