
Shqiptarët më të diskriminuarit në tregun e punës në Gjermani.
Sipas një studimi mbi konkurrencën në tregun e punës të bërë nga organizata WZB – Qendra Shkencore për Hulumtimet Shoqërore në Berlin njerr si përfundim diskriminimin racial që u bëhet punëkërkuesve nga Shqipëria dhe vende të tjera.
Disa nga cilësitë që kishin konkurrentë fiktivë që morën pjesë në studim ishin:
-Nënshtetas gjermanë
-Të lindur në vitin 1992
-Të shkolluar në sistemin shkollor gjerman
Ajo që i dallonte ishte origjina e prindërve.
6000 aplikime fiktive u dërguan në vende të shpallura për tetë profesione të ndryshme dhe të dhënat u analizuan në bazë të reagimeve apo mosreagimeve, shkruan revista gjermane “Der Spiegel”.
Afrikanët dhe myslimanët rezultojnë grupi grupi më i diskriminuar.
Konkurruesit fiktivë me prejardhje shqiptare janë më të diskriminuarit në tregun e punës në Gjermani. Konkurruesit me prindër gjermanë kanë marrë në 60 % të rasteve përgjigje pozitive, ndërsa vetëm 51 % e konkurruesve me prejardhje jogjermane kanë marrë përgjigje pozitive.
Njerëzit me prejardhje nga Afrika ose nga vendet myslimane janë grupi më i diskriminuar.
Konkurruesit me prejardhje nga Spanja kanë marrë deri në 73% reagime pozitive duke kryesuar listën e diskriminimit pozitiv dhe duke ua kaluar madje edhe konkurruesve gjermanë./panorama/