Skip to content
19 May, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

STUDIMI – Emilia Koliqi deputetja më efikase por si qark Shkodra me deputetët më pak efikas e cilësorë…

ShkodraWeb 27 January, 2022
emilia koliqi kuvend

Instituti i Studimeve Politike (ISP) ka bërë publik një studim për aktivitetin parlamentar gjatë katër muajve të sesionit të parë të legjislaturës së re që filloi me 10 shtator 2021. Në këtë studim është analizuar efektiviteti parlamentar i çdo deputeti, sipas grupeve parlamentare por edhe qarqeve.

“Një analizë e deputetëve të qarkut Shkodër, si qarku me treguesit më negativë në renditjen e efikasitetit, na lejon të bëjmë diferencën midis deputetëve aktivë (deputetja Koliqi ka nivelin më të lartë me 51 pikë, ndjekur nga Helidon Bushati e Greta Bardeli me nga 47 dhe 33 pikë, ndërkohë që në fundin e listës bëjnë pjesë deputetët e LSI dhe të PSD-së, me nga 5-18 pikë, kuotat më të ulta të përfaqësimit edhe në nivel kombëtar.

Pavarësisht se PSD mori dy mandate dhe LSI vijon të ketë përfaqësim permanent në këtë qark, përfaqësimi i tyre parlamentar ka shënuar rënie edhe në raport me legjislaturën e kaluar, ndërkohë që asnjë nga deputetët e Shkodrës nuk ka pozita të larta drejtuese në Kuvend, në komisione dhe në krye të grupeve parlamentare.”, thuhet në studim.

Në një tjetër paragraf të këtij studimi, konstatohet se qarku Shkodër vijon të ketë deputetët më pak përfaqësues dhe më pak cilësorë, bazuar në aktivitetin e tyre në 4 muajt e parë të Kuvendit.

“Në klasifikimin e deputetëve sipas qarqeve dhe rezultateve të tyre të angazhimit parlamentar gjatë periudhës shtator-dhjetor 2021, rezulton se qarku Shkodër vijon të ketë deputetët më pak përfaqësues dhe më pak cilësorë, – me 24 pikë mesatarisht për deputet, ndjekur nga Durrësi, Kukësi, Lezha dhe Berati. Ndërkohë qarku me nivelin më të lartë përfaqësues është Gjirokastra me 39 pikë, qark i cili 50% të deputetëve të vet i ka gjithashtu ministra.”, thuhet në studimin e ISP- së.

Po ashtu, ka një renditje edhe me deputetët më pak aktivë duke u nisur nga fjalimet që kanë mbajtur në foltoren e Kuvendit. Siç mund ta shihni më poshtë, nga 18 deputetë që nuk kanë mbajtur asnjë fjalim, 5 i përkasin qarkut të Shkodrës: Agron Çela, Benet Beci, Gledis Çeliku, Meri Markiçi dhe Paulin Sterkaj.

Pavarësisht se është në Kuvend për herë të parë, deputetja Emilia Koliqi ka qenë mjaft efikase dhe efektive. Sipas këtij studimi, Koliqi renditet e 12- a ndër 140 deputetët e Kuvendit, sipas kritereve të përcaktuara nga ISP. /ShkodraWeb/

KLIKONI LINKUN KËTU PËR TË LEXUAR TË PLOTË STUDIMIN E INSTITUTIT TË STUDIMEVE POLITIKE – IPS

Post navigation

Previous: “Shoqata e Bravave paska cicëruar”, Flamur Noka reagon pas publikimit të mesazheve me Nikollën dhe Manjën
Next: “Jam i shokuar, keni mbështetjen e futbollit ndërkombëtar”, Infantino reagon pas tritolit në shtëpinë e Dukës

TË FUNDIT

ervin dushi 2026

VIDEO – Dhunohet fizikisht gazetari i njohur shkodran, akuzon pronarin e rrjetit të marketeve, policia e identifikon

ShkodraWeb 18 May, 2026
mark molla unishkk 2026

Bordi i Administrimit merr vendimin, edhe për të paktën 1 vit Mark Molla është administrator i UNISHK

ShkodraWeb 18 May, 2026
shkodra youth cup 2026

VIDEO – Përfundon “Shkodra Youth Cup”, morën pjesë 14 ekipe, fitues u shpall gjimnazi “Oso Kuka”…

ShkodraWeb 18 May, 2026

TË FUNDIT

  • VIDEO – Dhunohet fizikisht gazetari i njohur shkodran, akuzon pronarin e rrjetit të marketeve, policia e identifikon 18 May, 2026
  • Bordi i Administrimit merr vendimin, edhe për të paktën 1 vit Mark Molla është administrator i UNISHK 18 May, 2026
  • VIDEO – Përfundon “Shkodra Youth Cup”, morën pjesë 14 ekipe, fitues u shpall gjimnazi “Oso Kuka”… 18 May, 2026
  • DOKUMENTI – Ervin Salianji ankesë zyrtare për përjashtimin nga gara në PD, ja çfarë kërkon ish- deputeti 18 May, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e hënë, 18 maj 2026… 18 May, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e hënë, 18 maj 2026… 18 May, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e hënë, 18 maj 2026… 18 May, 2026
  • FINAL 4 – Vllaznia me fat, mbetet në krye të Superiores, Egnatia shemb me “poker” Elbasanin… 17 May, 2026
  • FIFA tjetër “shuplakë” Vllaznisë, i bllokon sërish merkaton pasi nuk shleu detyrimet për gjyqet e humbura… 17 May, 2026
  • FENOMENI – PD rrezikon të humbë mbështetjen e gjysmës së popullsisë shqiptare, vajzava dhe grave… 17 May, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e diel, 17 maj 2026… 17 May, 2026
  • Bullgaria fiton Festivalin Europian të Këngës, Alis me “Nân” renditet vetëm në vendin e 13- të… 17 May, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

ervin dushi 2026

VIDEO – Dhunohet fizikisht gazetari i njohur shkodran, akuzon pronarin e rrjetit të marketeve, policia e identifikon

ShkodraWeb 18 May, 2026
mark molla unishkk 2026

Bordi i Administrimit merr vendimin, edhe për të paktën 1 vit Mark Molla është administrator i UNISHK

ShkodraWeb 18 May, 2026
shkodra youth cup 2026

VIDEO – Përfundon “Shkodra Youth Cup”, morën pjesë 14 ekipe, fitues u shpall gjimnazi “Oso Kuka”…

ShkodraWeb 18 May, 2026
salianji ankese pd zgjedhje berisha 2026

DOKUMENTI – Ervin Salianji ankesë zyrtare për përjashtimin nga gara në PD, ja çfarë kërkon ish- deputeti

ShkodraWeb 18 May, 2026
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2026 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.