Studentët e vitit të tretë të Fakultetit të Drejtësisë do të marshojnë ditën e sotme në kryeqytet, në nder të ish-studentes Ariela Murati, e cila nuk do iu bashkohet më në auditorët e Fakultetit. Ariela u vra padrejtësisht ditën e diel nga 23-vjeçari Aldison Belulaj, pasi ajo i kishte refuzuar dashurinë.
Një ditë më parë, studentët e Drejtësisë, aty ku studionte dhe vetë Ariela, ndërprenë mësimin dhe shkuan në shtëpinë e të ndjerës, ku i dhanë lamtumirën e fundit mes lotësh dhe dhimbjes, ndërsa sot ata do të lënë sërish mësimin, duke i dhënë shoqes së tyre një tjetër lamtumirë.
Ndërsa sot ata do të përshkojnë një marshim të heshtur nga Fakulteti i Drejtësisë deri te vendi i ngjarjes makabre, ku u vra Ariela Murati, pranë Fakultetit të Mjekësisë. Marshimi i studentëve do të nisë në orën 10:00.