Pavarësisht shfuqizimit të VKM për tarifën e provimeve të mbartura, studentët nuk tërhiqen nga protestat e tyre deri në plotësimin e të gjitha kërkesave. Studentët kanë bojkotuar edhe sot mësimin dhe pritet të mblidhen sërish në orën 10:00 para Ministrisë së Arsimit në ditën e tretë të protestës së tyre.
“Në orën 10:00 bashkohemi e protestojmë të gjithë para Ministrisë së Arsimit! Nuk ndalemi deri në realizimin e plotë të kërkesave!”- bën apel Lëvizja për Universitetin. Katër kërkesat e studenteve drejtuar Ministrisë së Arsimit, Sporteve dhe Rinisë:
1. Anulimi i VKM per tarifa shtese.
2. Përgjysmimi i tarifës së studimit.
3. Përmirësimi i kushteve të konvikteve.
4. Bordi i Administrimit të ketë̈ numër të barabartë votash mes fakulteteve dhe Ministrisë se Arsimit, duke shtuar një̈ përfaqësues nga studentet ne bord.