Parashqevi Simaku si njeri i lirë, si të gjithë ne bëri zgjedhjen e saj. Për afro 30 vjet në Amerikë, nuk i ka kërkuar ndihmë askujt, nuk është ankuar dhe zhgenjimin e saj për të bërë karierë në Amerikë nuk ja ka shprehur askujt. Kjo është një zgjedhje për tu patur zili se hesapet e shtëpisë nuk bëhen në pazar të gjasë. Mirëpo ku të lënë nostalgjiket e kohës se monizmit, njerëz që vazhdojnë me deliret e baballarëve për ato farë këngësh të zvargura komunizmit dhe me shpirt thashethemexhijsh.
Parashqevia nuk e ktheu kokën pas, as pranoi të komunikojë me rrethet e shqiptarëve të Amerikës që për llafazanëri nuk janë më të pakët se ndrikullat mediatike të e Tiranës.
Qëlloi që në prag të Krishtlindjeve u ndodh në ndonjë supermarket ku të rinjtë kanë programe mësimore humaniste pra për kujdesin që duhet të bëhet për të moshuarit. Të rinjtë përgatisin pako me dhurata dhe kur shohin ndonjë të moshuar ua dhurojnë. Të moshuarit edhe në qofshin në gjendje ekonomike dhuratat i pranojnë. Qëlloi që i afruan Parashqevisë. Ajo u tregua mirëdashëse, e pranoi dhuratën dhe falenderoi. Aty kameramani i TV abc 7 gjeti rastin e regjistroi. Kaq ishte. Parashqevia shkoi në shtëpi të vet pa e ditur se një skifter lajmesh si Fevzo i Klanit të Tiranës do ta përgjonte e regjistronte dhe i fut një show sikur kish zbuluar një planet të të ri në galaktiden tonë.
Nisi të ziejë kazani mediatik. Parashqevia kështu e Parashqevia ashtu. Injoranca asdiset, harbohet e tërbohet.
Por kazani mediatik ka marr vlim. Del dhe një gazetare që sips mediave merrte rrogë në Top Channel dhe rrogë në Ujsjellsin e Tiranës duke i bërë fresk qeverisë e duke mbush xhepate vet. Kështu gazetarja e tubave të ujësjellësit lëshoi kushtrimin: “Të shpëtojmë Parashqevinë!”. Pa ditur kjo mendje rabeckë se e nderuara Parashqevi Simaku, nuk i ka kërkuar ndihmë askujt as Fevzos së Klanit dhe Kazanit të Top Chanelit.
Pse e bëjnë këtë? Përgjigja është e thjeshte. Për të krijuar tymnajë, të largojnë vemëndjen nga mjerimin i popullit dhe hajdutëritë e pushttetit dhe politikës. E ka dhënë si zgjidhje shefi i propogandës hitleriane Gebels që merrta të dhënat që i vinin nga fronti i luftës, i përmbyste dhe atje ku shkruhej qe janë vrarë 5 mijë gjermanë dhe 1 mijë anglo-ametikanë u ndrronte vendin shifrave dhe ua përcillte shtypit. Me këtë tabllo të përmbysur hitlerianët shkonin symbyllur drejt greminës. Po këta të Klanit dhe të Kazanit ku venë?! /Kol Shkodrani, publikuar në Facebook/