Skip to content
21 May, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

STATISTIKAT – Vllaznia e këtij sezoni shumë larg asaj të vjetshmes, kuqeblutë kanë 10 pikë më pak…

ShkodraWeb 28 December, 2021
vllaznia kukesi 2021

Vllaznia e këtij sezoni shikohet më e fortë dhe një skuadër me më shumë pretendime sesa ajo e një sezoni më parë, por nisur nga statistikat, një gjë e tillë nuk duket konkrete. Në një vëzhgim të “Panorama Sport”, për krahasimin e renditjeve pas 15 javësh kampionat, kupton qartë se sa larg është Vllaznia e sotme ndaj asaj të sezonit të kaluar.

Diferenca e pikëve mes sezonit të kaluar dhe atij aktual është në dominancë, me plus 10 pikë më shumë skuadra e vjetshme. Në sezonin aktual, skuadra shkodrane mori vetëm 25 pikë nga 45 të mundshme, duke qenë e katërta në renditje dhe me një diferencë prej 8 pikësh nga kreu.

Ndërsa ajo e sezonit të shkuar kishte grumbulluar plot 35 pikë, duket udhëhequr me plot meritë e vetme kampionatin, madje me plot 9 pikë si ndjekësi më i afërt, që vjet ishte Partizani.

FITORET DHE GOLAT

Vllaznia e këtij sezoni ka arritur që të marrë 6 fitore dhe 7 barazime, ndërsa është mposhtur vetëm 2 herë, duke pasur një golavarazh 23-16.

Shkodranët e Tomas Brdariç janë ekipi rekordmen sa u përket barazimeve, pasi kanë plot 7 të tilla në vetëm 15 javë kampionat. Vetëm Tirana dhe Kukësi janë skuadrat e vetme që kanë mposhtur Vllazninë këtë sezon.

Nëse shikon shifrat e sezonit të kaluar në 15 javë, të njëjta me sezonin aktual janë vetëm 2 humbjet, pasi ekipi vjet bëri 11 fitore dhe 2 barazime. Këto shifra janë fantastike për një skuadër që synon titullin, por që Vllaznia aktualisht nuk i ka, edhe pse drejtuesit janë të bindur se kanë ndërtuar një skuadër më cilësore se sezoni i kaluar.

Gjithsesi, pavarësisht nisjes perfekte në sezonin e kaluar dhe diferencës deri në 9 pikë me ndjekësit, në fund Vllaznia u dogj për titullin vetëm sa i përket golavarazhit. Tashmë ajo që të gjithë presin është shpërthimi i Vllaznisë në pjesën e mbetur të këtij sezoni, teksa mbeten për t’u luajtur edhe 21 ndeshje.

Besimi i Tomas Brdariç është i madh për një fund të lumtur, duke rikthyer titullin në Shkodër pas plot 22 vitesh. Kësisoj, pas rikthimit të Kupës në qytetin verior, tashmë ëndrra është titulli dhe investimi këtë sezon i presidencës është shumë më i madh se vjet.

Post navigation

Previous: E RËNDË – Çmendet babai shqiptar në Gjermani, vret dy djemtë e mitur, plagos rëndë bashkëshorten, më pas…
Next: Pas LDG- së, PD- ja zyrtare avancon edhe për zgjedhjet në FRPD, caktohet data dhe kriteret për të kandiduar…

TË FUNDIT

benet beci bashkia 2025

“Shkodra ka hyrë në një fazë të re zhvillimi”, Kuvendi miraton “Portën e Alpeve”, reagon kryebashkiaku Benet Beci…

ShkodraWeb 21 May, 2026
IMG_5883

VIDEO – Aksidenti fatal në Shkodër, policia jep detaje për ngjarjen e rëndë ku humbi jetën 50- vjeçari

ShkodraWeb 21 May, 2026
moti 2025

MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e enjte, 21 maj 2026…

ShkodraWeb 21 May, 2026

TË FUNDIT

  • “Shkodra ka hyrë në një fazë të re zhvillimi”, Kuvendi miraton “Portën e Alpeve”, reagon kryebashkiaku Benet Beci… 21 May, 2026
  • VIDEO – Aksidenti fatal në Shkodër, policia jep detaje për ngjarjen e rëndë ku humbi jetën 50- vjeçari 21 May, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e enjte, 21 maj 2026… 21 May, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e enjte, 21 maj 2026… 21 May, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e enjte, 21 maj 2026… 21 May, 2026
  • Shkodranit Besnik Hysaj i besohet drejtimi i institucionit të rëndësishëm në varësi të Ministrisë së Mbrojtjes 21 May, 2026
  • FINAL 4 – FSHF: Ndeshjet e fundit do të luhen në të njëjtën orë nëse rezultatet ndikojnë njëra-tjetrën 20 May, 2026
  • VIDEO – Arrestohet 51- vjeçari, pronar i rrjetit të marketeve në Shkodër, goditi gazetarin Ervin Dushi 20 May, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e merkurë, 20 maj 2026… 20 May, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e merkurë, 20 maj 2026… 20 May, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e merkurë , 20 maj 2026… 20 May, 2026
  • Shifra të frikshme nga lojtari i Kombëtares U-19, madhe, sulmuesi shkodran fiton çmimin si më i miri në Itali! 19 May, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

benet beci bashkia 2025

“Shkodra ka hyrë në një fazë të re zhvillimi”, Kuvendi miraton “Portën e Alpeve”, reagon kryebashkiaku Benet Beci…

ShkodraWeb 21 May, 2026
IMG_5883

VIDEO – Aksidenti fatal në Shkodër, policia jep detaje për ngjarjen e rëndë ku humbi jetën 50- vjeçari

ShkodraWeb 21 May, 2026
moti 2025

MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e enjte, 21 maj 2026…

ShkodraWeb 21 May, 2026
shtypi dites 2025

SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e enjte, 21 maj 2026…

ShkodraWeb 21 May, 2026
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2026 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.