Skip to content
22 January, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

STATISTIKAT – Shqiptarët nuk po “martohen” më, celebrimet zbresin në minimum historik…!

ShkodraWeb 15 August, 2025
martese 2025

Zhvillimet demografike aktuale sinjalizojnë rënie të mëtejshme të lindjeve në vitet ne vijim. Të dhënat zyrtarë të INSTAT tregojnë se numri i martesave në Shqipëri ka vijuar rënien edhe gjatë vitit 2024, duke arritur në 16,120 çifte të regjistruara zyrtarisht, niveli më i ulët historik që nga viti 1990.

Sipas të dhënave krahasuar me një vit më parë, kur ishin regjistruar 17,467 martesa, rënia është rreth 7.7%, ndërsa në raport me vitin 2021, që shënoi kulmin e dekadës së fundit me gati 19,709 martesa, tkurrja arrin në mbi 18%. Në vitin 1990, para ndryshimeve të mëdha politike dhe ekonomike, në vend regjistroheshin 28,992 martesa, gati dyfish më shumë se sot.

Të dhënat tregojnë se rënia e martesave nuk ka qenë lineare, por ka ndjekur cikle të lidhura me zhvillimet shoqërore dhe ekonomike. Fillimi i viteve ’90 solli një tkurrje të fortë për shkak të emigracionit masiv dhe pasigurisë ekonomike. Pas një rimëkëmbjeje të lehtë në fund të viteve ’90 dhe fillim të viteve 2000, kur shifrat qëndruan mbi 25 mijë martesa në vit, tendenca ra sërish pas vitit 2010, duke zbritur nën 24 mijë.

Goditja e pandemisë në 2020 uli ndjeshëm numrin e martesave në 17,473. Në 2021 u shënua një rritje e përkohshme në 19,709 të tilla, si pasojë e shtyrjes së ceremonive nga pandemia. Pas kësaj, rënia rifilloi me shpejtësi nga 18,781 martesa në 2022 në 17,467 në 2023 dhe 16,120 të tilla në vitin 2024.

Arsyeja kryesore lidhet e emigracionin e vazhdueshëm, i cili ka zvogëluar numrin e të rinjve në moshë martese. Nga ana tjetër gjithnjë e më shumë të rinj shtyjnë ose shmangin martesën për shkak të pasigurive ekonomike dhe kostos së lartë të jetesës, apo avancimit në karrierë.

Ulja e martesave automatikisht përkthehet në më pak fëmijë në të ardhmen. Me më pak martesa bie edhe numri i lindjeve. Edhe në rastet kur çiftet bashkëjetojnë pa martesë, studimet tregojnë se ato priren të kenë më pak fëmijë ose të shtyjnë lindjen për më vonë.

Ulja e martesave është sinjali më i hershëm demografik se vendi po lëviz drejt një cikli me më pak lindje, popullsi më të vjetër dhe me më pak burime njerëzore për zhvillim ekonomik. Të dhënat e fundit treguan se në 6 mujorin e parë 2025 lindjet ranë me 6.5% dhe shtesa natyrore po shkon drejt zeros. Në disa qytete, tkurrja ishte më e lartë se 35%.

Shqipëria në dekadën e tretë të tranzicionit po përjeton zhvillime të forta demografike, me emigracion të fortë të të rinjve, rënie të lindjeve dhe plakje të shpejtë të popullsisë, ndërkohë vendi nuk ka një plan të qartë se mund të frenohet përkeqësimi mëtejshëm.

Shqipëria është një nga vendet e pakta në Europë që nuk ka paketa ndihme financiare ose mjete lehtësuese për familjet e reja. Teksa çmimeve banesave, qirave dhe shërbimeve arsimore janë rritur më shumë se dyfishi gjatë dekadës së fundit, gjithnjë e më shumë të rinj zgjidhin të largohen nga vendi në kërkim të pagave më të mira dhe një ambienti me suportues për familjen e tyre të ardhshme. /Monitor/

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd. Ju mirëpresim!

Post navigation

Artikull paraardhës: MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e premte, 15 gusht 2025…
Artikull pasardhës: SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e premte, 15 gusht 2025…

TË FUNDIT

paulin selimi foto

PERSONAZH – 12 vite nga largimi fizik i “babait” të humorit të shkruar shqiptar, Paulin Selimi…

ShkodraWeb 22 January, 2026 0
balluku belinda 2026

Pezullimi i Ballukut, Qeveria dhe GJKKO përballen sot në Kushtetuese, Rama kërkoi zgjidhjen e konfliktit të kompetencave

ShkodraWeb 22 January, 2026 0
shtypi dites 2025

SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e enjte, 22 janar 2026…

ShkodraWeb 22 January, 2026 0

TË FUNDIT

  • PERSONAZH – 12 vite nga largimi fizik i “babait” të humorit të shkruar shqiptar, Paulin Selimi… 22 January, 2026
  • Pezullimi i Ballukut, Qeveria dhe GJKKO përballen sot në Kushtetuese, Rama kërkoi zgjidhjen e konfliktit të kompetencave 22 January, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e enjte, 22 janar 2026… 22 January, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e enjte, 22 janar 2026… 22 January, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e enjte, 22 janar 2026… 22 January, 2026
  • NGA ROZAFA SHPUZA – Shpërbamja e konceptit të individit në qytetin tem të dashtun… 21 January, 2026
  • PËRVJETOR – Ibrahim Rugova, një nga shqiptarët më të shquar të historisë tonë, do të shuhej fizikisht… 21 January, 2026
  • VIDEO – Ndërtoi një muze unik në llojin e tij, nderohet me certifikatë “Mirënjohje” Ndoc Shaben… 21 January, 2026
  • “Keni marrë gjobë”, Drejtoria e Krimit Kibernetik paralajmëron: Kujdes nga faqet mashtruese që imitojnë Policinë e Shtetit 21 January, 2026
  • “Isha i dehur”, vrau me çekiç 57- vjeçarin pas fërkimit të makinave, shpreh pendesë 28- vjeçari… 21 January, 2026
  • Mbërrin në Shqipëri Jared Kushner, dhëndri i presidentit Trump shoqërohet nga bashkëshortja Ivanka 21 January, 2026
  • E RËNDË – Humb jetën në banesë 53- vjeçari nga lagjja “Guerrile” në Shkodër, detajet e para nga policia 21 January, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

paulin selimi foto

PERSONAZH – 12 vite nga largimi fizik i “babait” të humorit të shkruar shqiptar, Paulin Selimi…

ShkodraWeb 22 January, 2026 0
balluku belinda 2026

Pezullimi i Ballukut, Qeveria dhe GJKKO përballen sot në Kushtetuese, Rama kërkoi zgjidhjen e konfliktit të kompetencave

ShkodraWeb 22 January, 2026 0
shtypi dites 2025

SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e enjte, 22 janar 2026…

ShkodraWeb 22 January, 2026 0
horoskopi 2025

HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e enjte, 22 janar 2026…

ShkodraWeb 22 January, 2026 0
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2025 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.