Skip to content
15 April, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

STATISTIKAT/ Bashkitë dhe Ujësjellësat më borxhlinj të energjisë, ja qytetet që kryesojnë

ShkodraWeb 12 April, 2018
oshee2018

Bilanci i OSHEE-se (Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike) është rënduar se tepërmi për shkak se bashkitë dhe ujsëjellsat në zotërimin e tyre nuk i shlyejnë faturat mujore te energjisë. Sipas të dhënave tw siguruara nga Monitor, ky detyrim arriti në vitin 2017 në 14.3 miliardë lekë ose 107 milionë euro, me një rritje 21 për qind në raport me vitin 2016.

Bashkitë dhe ujësjellësat  janë duke përkeqësuar performancën financiare të OSHEE-se, e cila filloi të përmirësohet pas vitit 2014 me rritjen e arkëtimeve nga konsumatorët familjarë. Borxhi i tyre zë 20 për qind e detyrimeve totale të OSHEE-së që në fund të vitit 2017 arritën në 71.8 miliardë lekë.

Nga njësite vendore debitori më i madh është bashkia e Tiranës me rreth 367 milionë lekë. Nga kjo shumë rreth 33 milionë lekë janë detyrime të reja që u krijuan në vitin 2017. Detyrimi vjen kryesisht për shkak të mosshlyerjes së faturave të ndriçimit publik.

Pas Bashkisë së Tiranës detyrimet më të larta ndaj OSHEE-së i ka Bashkia e Kavajës me 236 milionë lekë, ajo e Vlorës me 123 milionë lekë, e Shkodrës me 92 milionë lekë. Detyrimet totale të 61 bashkive ndaj OSHEE arritën në fund të vitit 2017 në 1.6 miliardë (Shih tabelen bashkangjitur).  Nga kjo shumë 957 milionë lekë ishin principal dhe pjesa tjetër prej 709 milionë lekësh kamatëvonesa. Vetëm në vitin 2017 bashkitë krijuan 239 milionë lekë detyrime të reja.

Me ujësjellësat që janë në administrim nga bashkitë situata është edhe më e rëndë, pasi kanë 85% të detyrimit total të shtetit ndaj OSHEE. Ato  arritën në fund të vitit 2017 në rreth 12,2 miliardë lekë nga të cilat, 7.6 miliardë lekë ishin principal dhe 4.5 miliardë lekë kamatëvonesa. Vetëm në vitin 2017 detyrimet e reja të ujësjellësve u rritën me 2.7 miliardë lekë. Debitori më i madh është ujësjellësi i Durrësit me rreth 2,9 miliardë lekë ose 21 milionë euro,  më pas ujësjellësi i Mallakastrës me 2.4 miliardë lekë ose rreth 20 milionë euro. Burimet sqarojnë se borxhi i ujësjellësit të Mallakastrës reflekton detyrimet e ARMO-s.

E treti në rradhë për nga detyrimet vjen Ujësjellësi i Tiranës me një shumë prej 974 milionë lekësh, nga të cilat 139 milionë lekë janë detyrime të reja të krijuara gjatë vitit 2017. Ujësjellësi i Tiranës është nga ndërmarrjet e pakta me fitim në sektor, pasi sipas të dhënave zyrtare nga bilanci i dorëzuar në QKB në vitin 2016 ka rezultuar me fitim 5 milionë euro.

Gjithashtu një shumë detyrimesh prej 444 milionë lekësh u krijua nga ente të tjera shtetërore si spitalet, Autoriteti Rrugor Shqiptar, RTSH-ja, ndërmarrjet e trajtimit të studentëve etj.

Teksa borxhi i konsumatorëve familjarë ka ardhur në ulje për të tretin vit radhazi, pas një rritje galopante që pësuan këto detyrime gjatë periudhës 2009 – 2013, kategoritë e tjera të konsumatorëve, ku përfshihen bizneset private dhe entet shtetërorë kanë rritur më tej ekspozimin ndaj OSHEE-së.

Sipas të dhënave zyrtare të Entit Rregullator të Energjisë, borxhet ndaj OSHEE në vitin 2017 arritën vlerën më të lartë historike në 72.8 miliardë lekë  (543 milionë euro) me një rritje 3% nga viti i kaluar. Vlera më e lartë e detyrimeve u shënua në vitin 2014 me 71.4 mld lekë.
Në vitin 2014, qeveria vuri në zbatim një plan për shlyerjen e detyrimeve të prapambetura shtetërore. Nëpërmjet këtij plani u shuan detyrimet që institucionet shtetërore kishin ndaj kompanisë së Shpërndarjes. Por që nga viti 2014, detyrimet që shteti dhe ndërmarrjet e tij kanë ndaj OSHEE-së janë rritur me 117%.

Bashkite dhe ndërmarrjt në pronësinë e saj janë duke cënuar rëndë zbatimin e planit për rimëkëmbjen e sektorit të energjisë, ku ulja e borxheve është në themel të tij. /Monitor/

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd. Ju mirëpresim!

Post navigation

Artikull paraardhës: “RRUGA E KOMBIT”/ 11 kuksianët e arrestuar kërkojnë lirinë në Gjykatën e Apelit të Shkodrës
Artikull pasardhës: SURPRIZA/ Saimir Tahiri njofton sot braktisjen e PS-së në Kuvend (dokumenti)

TË FUNDIT

full hd.03_24_21_24.Still045

VIDEO – Lirimi i hapësirave publike në qytetin e Shkodrës, aksioni vijon në bulevardin “Zogu i Parë”…

ShkodraWeb 14 April, 2026 0
arrest shkoderrrr 2026

Pas një jave i shpallur në kërkim për kultivim kanabisi, arrestohet 52- vjeçari nga Malësia e Madhe…

ShkodraWeb 14 April, 2026 0
Eric Adams shqiptar 2026

FOTOLAJM – Ish- kryebashkiaku i New Yorkut, Eric Adams mori nënshtetësinë shqiptare…

ShkodraWeb 14 April, 2026 0

TË FUNDIT

  • “Xhaxhi Enver ka me e marrë n’gji Kosovën”, aktori Çun Lajçi tregon ndodhinë në Shkodër në 1978 me bukën… 14 April, 2026
  • VIDEO – Lirimi i hapësirave publike në qytetin e Shkodrës, aksioni vijon në bulevardin “Zogu i Parë”… 14 April, 2026
  • VIDEO – Bashkia Shkodër vijon ndërgjegjësimin kundër shfrytëzimit të fëmijëve për të lypur në rrugë… 14 April, 2026
  • Pas një jave i shpallur në kërkim për kultivim kanabisi, arrestohet 52- vjeçari nga Malësia e Madhe… 14 April, 2026
  • FOTOLAJM – Ish- kryebashkiaku i New Yorkut, Eric Adams mori nënshtetësinë shqiptare… 14 April, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e martë, 14 prill 2026… 14 April, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e martë, 14 prill 2026… 14 April, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e martë, 14 prill 2026… 14 April, 2026
  • Ambasadori i ri i SHBA në Shqipëri, presidenti Trump propozon një ushtarak të lartë amerikan… 13 April, 2026
  • IN MEMORIAM NGA PRELË MILANI – Kolë Kola, një uniformë që nuk u përkul…! 13 April, 2026
  • VIDEO – “Dua të luaj”, investimi më i madh që nis për fëmijët dhe familjet e Shkodrës…! 13 April, 2026
  • 50 mijë euro premio për 3 pikë, “çmendet” presidenti i klubit të futbollit në Kategorinë e Parë në… Shqipëri 13 April, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

cun lajci shkoder 2026

“Xhaxhi Enver ka me e marrë n’gji Kosovën”, aktori Çun Lajçi tregon ndodhinë në Shkodër në 1978 me bukën…

ShkodraWeb 14 April, 2026 0
full hd.03_24_21_24.Still045

VIDEO – Lirimi i hapësirave publike në qytetin e Shkodrës, aksioni vijon në bulevardin “Zogu i Parë”…

ShkodraWeb 14 April, 2026 0
full hd.03_14_51_19.Still044

VIDEO – Bashkia Shkodër vijon ndërgjegjësimin kundër shfrytëzimit të fëmijëve për të lypur në rrugë…

ShkodraWeb 14 April, 2026 0
arrest shkoderrrr 2026

Pas një jave i shpallur në kërkim për kultivim kanabisi, arrestohet 52- vjeçari nga Malësia e Madhe…

ShkodraWeb 14 April, 2026 0
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2026 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.