Skip to content
18 June, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

Statistika/ Te shtenat me arme ne dasma, regjistrohen 9 te plagosur

ShkodraWeb 6 August, 2017
kosoveplumba
Qytetarët e Kosovës si duket se kanë kuptuar ende moton e fushatës “Festo me zemër, jo me armë”. Kjo fushatë ka disa vjet që është lancuar nga Policia e Kosovës në çdo verë, stinë kjo kur bëhen dasmat. Por të shtënat nëpër festa dhe ahengje veç sa shtohen çdo vit, madje ndonjëherë duke marrë edhe jetë njerëzish.
Këtë vit fatmirësisht nuk ka pasur ndonjë rast me fatalitet nga të shtënat nëpër dasma ndonëse në një fshat të Suharekës është shënuar një rast i tillë. Nga plumbat e armëve që u shkrepën nga gëzimi, pësuan lëndime të lehta tri gra të shtëpisë.
Në Policinë e Kosovës janë raportuar vetëm dhjetë raste të gjuajtjeve me armë zjarri, dhe numri i personave të lënduar gjatë këtyre incidenteve është gjithsej nëntë.
Sipas zëdhënësit të Policisë së Kosovës, Daut Hoxha në muajt qershor dhe korrik të këtij viti janë raportuar 10 raste e që nënkupton në rënie të rasteve të gjuajtjeve me armë zjarri në dasma dhe ahengje.
“Fatmirësisht sivjet kemi një situatë më të mirë dhe Policia e Kosovës qoftë përmes masave preventive qoftë përmes operacioneve policore ka pasur disa raste që ka intervenuar dhe vetëm këta dy muaj kemi të raportuara respektivisht Policia ka intervenuar në 10 raste të ndryshme nëpër dasma apo ahengje të ndryshme”, tha Hoxha.
Nga këto dhjetë raste të regjistruara janë lënduar nëntë persona, ndërsa në këto operacione janë arrestuar 14 persona dhe janë konfiskuar 58 municione dhe 17 armë të llojeve të ndryshme.
“Bazuar në informacionet zyrtare që i kemi gjatë kësaj periudhe rreth 2 mujore pra në këto 10 intervenime kemi pasur 9 incidente të shënuara. Policia e Kosovës ka konfiskuar 58 municione, 17 armë të llojeve të ndryshme, gjithashtu personat e lënduar gjatë këtyre incidenteve kanë qenë 9, ndërsa në këto operacione nga policia e Kosovës janë arrestuar 14 persona të dyshuar për armë mbajtje pa leje apo përdorim të kundërligjshëm të armëve nëpër këto dasma apo ahengje”, tha Hoxha.
Dukuria e gjuajtjeve me armë zjarri nëpër ahengje familjare është prezente pothuajse në të gjithë rajonet e Kosovës, mirëpo sipas zëdhënësit të Policisë së Kosovës, Daut Hoxha , në rajonin e Prishtinës janë raportuar rastet më të shpeshta për shtënie me armë.
Arsyen e gjuajtjes me armë në momente gëzimi e shpjegon sociologu Ferdi Kamberi.
Ai tha se afektin dhe traditën i sheh si faktorë të cilët i shtyjnë njerëzit që të gjuajnë me armë gjatë ahengjeve të ndryshme familjare. Sipas tij si pasojë e këtyre traditave një gëzim familjar lehtë mund të shndërrohet në një tragjedi familjare.
“Dasma është një ceremoni në vete, është një element i kurorëzimit e cila në fakt ndërlidhet ngushtë me martesën dhe familjen e cila nga sociologët konsiderohet si agjent i parë i socializmit, mirëpo për shkak të së drejtës zakonore në sistemin patriarkal por edhe elementeve ose faktorëve të tjerë. Pra njerëzit gjuajnë nëpër dasma kur dihet që pasojat nga këto krisma mund të jenë të mëdha. Ndër faktorët pa dyshim është edhe afekti. Gjatë dasmave duke mos i marrë parasysh pasojat cilat mund të jenë, njerëzit nga gëzimi për shembull që e kanë martuar vajzën ose djalin do me thanë gjuajnë nëpër dasma, dhe mund ët ketë viktima si rezultat i këtij afekti, së dyti mund të prishet pra një ceremoni gëzimi dhe të jetë do me thënë një ceremoni të shndërrohet në tragjedi”, tha Kamberi, raporton Telegrafi.
Ndryshe Policia e Kosovës me qëllim të reduktimit të përdorimit të armëve të zjarrit ka apeluar tek të gjithë qytetarët e Kosovës që qytetarët që t’iu iu shmangen përdorimit të kundërligjshëm të armëve të zjarrit për arsye se armët paraqesin rrezik potencial.
Policia po ashtu njofton se të gjithë ata të cilët në mënyrë të kundërligjshme përdorin armët apo bartin ato në mënyrë të paligjshme, pa autorizim, ndaj tyre do të ndermirën të gjitha masat e nevojshme ligjore për kompletim dhe procedim të këtyre rasteve tek organet kompetente të drejtësisë.

Post navigation

Previous: Vrau policin, djali i sih- deputetit denohet…2.5 vjet burg
Next: Droga me avion/ Pergjimet zbulojne punonjes policie te perfshire ne trafik

TË FUNDIT

ilir meta gjkko 2026

EMRAT – Gjyqi ndaj ish- presidentit Ilir Meta, SPAK thërret 30 dëshmitarë, mes tyre ish- deputeti i Shkodrës

ShkodraWeb 18 June, 2026
cifti mujeci 2026

EMRI+VIDEO – Arrestohet në Malin e Zi 40- vjeçari, ndihmoi autorët në vrasjen e çiftit Mujeci në Balldren

ShkodraWeb 18 June, 2026
full hd.04_19_43_23.Still067

VIDEO – Sezoni i ri turistik veror, mblidhet në Velipojë Task- Force e Turizmit, nën drejtimin e Dudës…

ShkodraWeb 18 June, 2026

TË FUNDIT

  • EMRAT – Gjyqi ndaj ish- presidentit Ilir Meta, SPAK thërret 30 dëshmitarë, mes tyre ish- deputeti i Shkodrës 18 June, 2026
  • EMRI+VIDEO – Arrestohet në Malin e Zi 40- vjeçari, ndihmoi autorët në vrasjen e çiftit Mujeci në Balldren 18 June, 2026
  • VIDEO – Sezoni i ri turistik veror, mblidhet në Velipojë Task- Force e Turizmit, nën drejtimin e Dudës… 18 June, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e enjte, 18 qershor 2026… 18 June, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e enjte, 18 qershor 2026… 18 June, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e enjte, 18 qershor 2026… 18 June, 2026
  • U emërua pas dorëheqjes së Tonin Gjuraj, rektorja Blerta Dragusha përcjell mesazhin e saj të parë… 17 June, 2026
  • EMRAT – Goditet me mjete të forta çifti i bashkëshortëve, përfundojnë me dëmtime në spitalin e Pukës… 17 June, 2026
  • Kinemaja shqiptare në zi, ndërron jetë “Mihal Grameno” i ekranit shqiptar, Gjegj Lala shuhet në Itali… 17 June, 2026
  • “T’i paraqesë faktet pranë institucioneve përgjegjëse”, pas akuzave të Marjana Koçekut, reagon avokati i Bajrajve,,, 17 June, 2026
  • Senati i SHBA- së konfirmon ambasadorin për Shqipërinë, gjenerali Eric P. Wendt i futet diplomacisë 17 June, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e merkurë, 17 qershor 2026… 17 June, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

ilir meta gjkko 2026

EMRAT – Gjyqi ndaj ish- presidentit Ilir Meta, SPAK thërret 30 dëshmitarë, mes tyre ish- deputeti i Shkodrës

ShkodraWeb 18 June, 2026
cifti mujeci 2026

EMRI+VIDEO – Arrestohet në Malin e Zi 40- vjeçari, ndihmoi autorët në vrasjen e çiftit Mujeci në Balldren

ShkodraWeb 18 June, 2026
full hd.04_19_43_23.Still067

VIDEO – Sezoni i ri turistik veror, mblidhet në Velipojë Task- Force e Turizmit, nën drejtimin e Dudës…

ShkodraWeb 18 June, 2026
shtypi ditor

SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e enjte, 18 qershor 2026…

ShkodraWeb 18 June, 2026
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2026 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.