Skip to content
14 May, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

Statistika/ Shqiptaret te tretet nga numri ne burgjet italiane, marokenet e rumunet jane para

ShkodraWeb 28 July, 2017
Shqiptarët që vuajnë dënimin në burgjet italiane renditen të tretët në numër mes të burgosurve me origjinë të huaj.
Një fakt i tillë është bërë i ditur në raportin e fundit të prezantuar në Parlamentin italian me të dhëna të përditësuara deri më 21 korrik 2017 në burgjet italiane.
Të burgosurit shqiptarë përbëjnë rreth 13.4 % të numrit të përgjithshëm të të burgosurve me origjinë të huaj duke u renditur kështu të tretët në numër pas të burgosurve me origjinë marokene e atyre rumune.
Aktualisht në Itali 56.817 është numri i të burgosurve që shlyejnë dënimin e tyre ndaj drejtësisë në burgjet italiane.
65.9 % prej tyre janë shtetas italianë e 34.1 % janë shtetas të huaj. Në krahasim me të dhnëat e korrikut të një viti më parë, raporti i fundit regjistron 2.967 të burgosur më shumë në korrik të 2017.
Motivet e dënimit si për shtetasit italianë ashtu dhe për ata të huaj janë pothuajse të njëjta grabitje, trafik droge, vrasje, bashkëpunnim me organizata mafioze, armëmbajtje pa leje, etj.
Përqindja me e lartë e të burgosurve të huaj janë dënuar për grabitje e trafik droge. Vetëm 95 prej tyre  janë dënuar me akuzën e pjesëmarrjes në aktivitet e organizim mafioz raporton “Ora News”.
Prej vitit 1975 e deri më sot numri i të burgosurve me kombësi të huaj është rritur mbi 6 herë e sipas raportit të prezantuar në Parlamentin italian është e domosdoshme adoptimi në burgjet italiane të Rekomandimit numër 12 të Këshillit të Europës mbi rregullat e regjimit të burgut për shtetasit e huaj duke i garantuar të drejtat e përkthyesit, të ndërmjetësit kulturor por dhe të drejtën e mosdëbimit nga territori italianë nëse pas shlyerjes së dënimit po punon me projekte të rekuperimit personal e të integrimit social.
Një nga problemet më madhore në burgjet italiane është mbipopullimi i tyre e aktualisht në një nivel kombëtar mesatarisht rreth 113.2 %.
Burgjet me të populluara janë burgu i Komos e ai i Bustio Arsizio në rajonin e Lombardisë me një nivel mbipopullimi  186,6%, e 174,2% e duke mos respektuar normën europiane për 3 metra katror qeli për çdo të burgosur.
Sipas raportit, mjaft problematike ëshë dhe gjendja e familjeve dhe i fëmijëve të të dënuarve jashtë burgjeve.
Janë rreth 24.795 fëmijë të burgosurish mes të cilëve 5.449 fëmijë të të burgosurve me kombësi jo italiane, të cilët kanë nevojë për një plan special mbështetës për të evituar varfërinë, përjashtimin social, etiketimin, devijimin e getoizimin.

Post navigation

Previous: Sulm me thika ne nje market, dyshohet per sulm terrorist
Next: Nard Ndoka tregon se kush e mban fjalen, Nano, Berisha, Rama, Basha apo…

TË FUNDIT

hafiz sabri koci

PËRVJETOR – “Kemi pas frikë t’themi se ka Zot”, 105 vjetori i lindjes së Hafiz Sabri Koçi….

ShkodraWeb 14 May, 2026
adea piderni 2026

Aksidentoi për vdekje babanë e ministres që lëvizte me biçikletë, vihet në pranga nga policia 31- vjeçari

ShkodraWeb 14 May, 2026
godina rektorat unishk 2025

DOKUMENTET – Bordi i Administrimit i UNISHK mblidhet edhe për diskutimin e mandatit të Administratorit

ShkodraWeb 14 May, 2026

TË FUNDIT

  • PËRVJETOR – “Kemi pas frikë t’themi se ka Zot”, 105 vjetori i lindjes së Hafiz Sabri Koçi…. 14 May, 2026
  • Aksidentoi për vdekje babanë e ministres që lëvizte me biçikletë, vihet në pranga nga policia 31- vjeçari 14 May, 2026
  • DOKUMENTET – Bordi i Administrimit i UNISHK mblidhet edhe për diskutimin e mandatit të Administratorit 14 May, 2026
  • DEKRIPTIM – Propaganda politike ose e njëjta gotë që shihet gjysmëbosh apo gjysmë plot… 14 May, 2026
  • PARADOKSI I SPAK – Akuza ndaj kryebashkiakut Kristjan Shkreli për një shtrirje kablli për energjinë elektrike 14 May, 2026
  • Vakancat në KLP dhe KLGJ, dy pedagogë shkodranë të Universitetit “Luigj Gurakuqi” paraqesin kandidaturat 14 May, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e enjte, 14 maj 2026… 14 May, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e enjte, 14 maj 2026… 14 May, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e enjte, 14 maj 2026… 14 May, 2026
  • Projekti i hyrjes së Shkodrës, qeveria merr vendim për shpronësime me vlerë 574 milion lekë… 13 May, 2026
  • Qeveria merr vendimin, 533 milion lekë pronarëve të kafshëve të eliminuara për shkak të murtajës së ruminantëve… 13 May, 2026
  • NGA LUAN RAMA – Në 90- vjetorin e lindjes, privilegji i njohjes me zotni Robert Prendushin… 13 May, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

hafiz sabri koci

PËRVJETOR – “Kemi pas frikë t’themi se ka Zot”, 105 vjetori i lindjes së Hafiz Sabri Koçi….

ShkodraWeb 14 May, 2026
adea piderni 2026

Aksidentoi për vdekje babanë e ministres që lëvizte me biçikletë, vihet në pranga nga policia 31- vjeçari

ShkodraWeb 14 May, 2026
godina rektorat unishk 2025

DOKUMENTET – Bordi i Administrimit i UNISHK mblidhet edhe për diskutimin e mandatit të Administratorit

ShkodraWeb 14 May, 2026
gota gjysmeplot gjysmebosh

DEKRIPTIM – Propaganda politike ose e njëjta gotë që shihet gjysmëbosh apo gjysmë plot…

ShkodraWeb 14 May, 2026
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2026 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.