Skip to content
27 March, 2023
  • FACEBOOK
  • LINKEDIN
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
E Vërteta të bën të lirë!

E Vërteta të bën të lirë!

The most followed news portal in the North of Albania

Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV
  • Ekonomia

STATISTIKA/ Rajoni më i varfër i Europës është në Shqipëri, kështu raporton INSTAT…

ShkodraWeb 4 years ago

Në mesatare të vendeve anëtare të BE. Duke i identifikuar rajonet nën nivelin 75% shpërndahen fondet për të çuar përpara kohezionin social. Në Europë, rajonet më të varfra janë në pjesën lindore, dhe jugore të saj, si Rumani, Bullgari, Greqi dhe disa rajone në Spanjë, të cilat i kanë të ardhurat për frymë nga 60-75% të mesatares së BE.

Por një vlerësim i fundit i INSTAT zbardh dramën e gjendjes ekonomike të rajoneve shqiptare dhe 12 qarqeve të vendit, të cilat i rendit shumë keq edhe në raport me rajonet më të varfra të Europës.

Të dhënat tregojnë se vetëm Qarku i Tiranës e ka PBB-në për frymë sa 42% e mesatares së BE-së, ndërsa 8 qarqe të tjera i kanë të ardhurat për frymë më pak se 25% të nivelit mesatar të BE-së për vitin 2017.

Qarku më i varfër i vendit, Kukësi, e ka PBB për frymë sa 18% e mesatares se Europës, duke u renditur edhe për vitin 2017 si, rajoni më i varfër i Europës.

Qarku i Fierit i ka të ardhurat sa 31.3% e mesatares së BE-së, Gjirokastra 30.9%, Durrësi 30.2 %, Vlora 25.6%, Berati me 25.4%, Dibra me 22.8%, Korça me 22.7%, Shkodra me 21.9.3% dhe Elbasani me 21.1% e mesatares së BE. Brenda vendit, Tirana e ka PBB për frymë 2.2 herë më të larta se Qarku i Kukësit që është më i varfëri në vend. Ndërsa gjithashtu Tirana ka një diferencë të madhe ekonomike edhe me qytetin e Elbasanit edhe pse janë fqinjë. PBB për frymë në Elbasan është dy herë më e ulët se në Tiranë.

Gjatë vitit 2017, hendeku ekonomik ndërmjet Tiranës dhe rajoneve të tjera u thellua më tej. Teksa kjo ecuri është një paralajmërim se qytet shqiptare do të vijojnë të zbrazen drejt Tiranës apo në emigracion pikërisht për shkak të hendekut të madh ekonomik. Më 2017, rritjen më të lartë e shënoi Qarku i Tiranës me një rritje në terma realë prej 8,54%, i ndjekur nga Qarku i Durrësit me një rritje në terma realë prej 4,09 % dhe Qarku i Beratit me një rritje në terma realë prej 1,92%.

Rritja ekonomike u ngadalësua në Qarkun e Vlorës, duke shënuar rënie në terma realë prej 3,26% dhe në Qarkun e Korçës, me një rënie në terma realë prej 2,22%. Si një e tërë, të ardhurat për frymë të Shqipërisë janë sa rreh 30% e mesatares së BE-së, duke e renditur edhe si shtet si më të varfrin e Europës. Serbia dhe Maqedonia e kanë këtë tregues në rreth 37% dhe 35% përkatësisht, ndërsa në Mal të Zi është rreth 40%.

Sipas Eurostat, pabarazitë që ekzistojnë midis rajoneve të ndryshme mund t’i atribuohen një game të gjerë faktorësh, duke përfshirë: ndryshimet e sjella nga globalizimi (si zhvendosja dhe kalimi i aktiviteteve prodhuese dhe shërbimeve), trashëgimia e ish-sistemeve ekonomike, zhvillimet socio-ekonomike, largësia gjeografike dhe disponueshmëria e burimeve, duke përfshirë ato njerëzore. Këto manifestohen, ndër të tjera, në formën e privimit social, strehimit me cilësi të dobët, kujdesit shëndetësor ose arsim, shkallë më të lartë të papunësisë, ose infrastrukturë e papërshtatshme. /Burimi: Monitor/

Continue Reading

LAJM PARA: STATISTIKA/ Cilat janë qytetet që harxhojnë më shumë për “qejfe”- 325 mln euro në një vit, ja ku renditet Shkodra…
LAJM PAS: Kosova e pakënaqur me Shqipërinë për klimën e bisnesit, nga 1 korriku parashikohet “luftë e dytë”…

TË FUNDIT

Sa vite duhen për të blerë shtëpi në Shqipëri dhe Europë…?
  • Ekonomia

Sa vite duhen për të blerë shtëpi në Shqipëri dhe Europë…?

3 weeks ago
Rrëzohet Bordi i Transparencës për çmimet e ushqimeve, Gjykata Kushtetuese pranon kërkesën e PD… Gjykata Kushtetuese e Shqiperisë
  • Aktualitet

Rrëzohet Bordi i Transparencës për çmimet e ushqimeve, Gjykata Kushtetuese pranon kërkesën e PD…

1 month ago
VIDEO – “Kujdes! Ja si po mashtrohen bizneset…”, Drejtoria e e Përgjithshme e Tatimeve shpërndan pamjet…
  • Aktualitet

VIDEO – “Kujdes! Ja si po mashtrohen bizneset…”, Drejtoria e e Përgjithshme e Tatimeve shpërndan pamjet…

1 month ago

TË FUNDIT

  • EMRAT – Zyrtarizohet lista e këshilltarëve të koalicionit opozitar “Bashkë fitojmë” për Bashkinë e Shkodrës…
  • “Fushatë në të gjithë Shqipërinë”, “14 maji” rikthen Bashën: Përgjegjës për humbjen e mundshme është ai që ka përçarë PD-në
  • “Investimet austriake dhe bashkëpunimet ti thellojmë”, kryebashkiaku Bardh Spahia takohet me presidentin e Austrisë
  • “Gratë e çojnë direkt bisedën te fëmijët e tyre”, Benet Beci takohet me punonjëse të fasonerisë, shqetësimet e tyre…
  • Sulmi me armë ndaj Top Channel që i mori jetën rojes së objektit dhe misteri i 2 shkodranëve të kapur në Vlorë
  • TRAGJIKE – Po shpëtonte një fëmijë nga mbytja në det, humb jetën shqiptari me banim në Florida të SHBA- ve…

TË FUNDIT

EMRAT – Zyrtarizohet lista e këshilltarëve të koalicionit opozitar “Bashkë fitojmë” për Bashkinë e Shkodrës…
  • Kryesore

EMRAT – Zyrtarizohet lista e këshilltarëve të koalicionit opozitar “Bashkë fitojmë” për Bashkinë e Shkodrës…

2 hours ago
“Fushatë në të gjithë Shqipërinë”, “14 maji” rikthen Bashën: Përgjegjës për humbjen e mundshme është ai që ka përçarë PD-në
  • Kryesore

“Fushatë në të gjithë Shqipërinë”, “14 maji” rikthen Bashën: Përgjegjës për humbjen e mundshme është ai që ka përçarë PD-në

3 hours ago
“Investimet austriake dhe bashkëpunimet ti thellojmë”, kryebashkiaku Bardh Spahia takohet me presidentin e Austrisë
  • Aktualitet

“Investimet austriake dhe bashkëpunimet ti thellojmë”, kryebashkiaku Bardh Spahia takohet me presidentin e Austrisë

3 hours ago
“Gratë e çojnë direkt bisedën te fëmijët e tyre”, Benet Beci takohet me punonjëse të fasonerisë, shqetësimet e tyre…
  • Aktualitet

“Gratë e çojnë direkt bisedën te fëmijët e tyre”, Benet Beci takohet me punonjëse të fasonerisë, shqetësimet e tyre…

3 hours ago
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • BOTUESI
  • FACEBOOK
  • LINKEDIN
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Botues Blerti Delija | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2023 Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.