Skip to content
19 February, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

STATISTIKA/ Në Shqipëri nuk ka punëtorë por “skllever”, puna paguhet 10 herë më pak se në BE- ja sa kushton një orë pune…

ShkodraWeb 12 April, 2019
fason rrobaqepesi

Një kompanie në Shqipëri, një orë pune i kushton mesatarisht 2.5 euro, sipas INSTAT. Krahasuar me mesataren e Bashkimit Europian, kostoja e punës në Shqipëri kushton 10 herë më pak, sipas Eurostat.

Kosto e lirë e fuqisë punëtore vijon të jetë avantazhi kryesor konkurrues i Shqipërisë, që ka tërhequr që pas viteve ’90 industritë fason (që punojnë me material porositësi), kryesisht në tekstile e këpucë dhe së fundmi edhe në industrinë mbështetëse të prodhimit të pjesëve elektrike të automjeteve.

Pas Shqipërisë, në vendet e BE-së vendet me koston më të lirë për një orë punë janë Bullgaria, ku në 2018-n, sipas Eurostat një orë pune kushtonte 5.4 euro, ndërsa në Rumani rreth 6.9 euro.

Në të gjithë ekonominë e Bashkimit Europian duke përjashtuar bujqësinë dhe administratën publike, kostot mesatare të punës ishin 27.4 euro, me një rritje prej 2.7 për qind në krahasim me një vit më parë. Në vendet ku përdoret monedha euro, kostot mesatare për orë pune ishin më të lartë. Në 2018-n ato u përllogariten rreth 30.6 euro.

Për 2018-n vendet me koston më të lartë të punës ishin Norvegjia me 50 euro për orë, Danimarka me 43.5, Islanda me 42.5, Luksemburgu me 40.6.

Kosto mesatare për orë të punës në Francë në 2018-n u përllogarit 35.8 euro, mbi mesataren e Bashkimit europian, por jo ndër vendet me kostot më të larta. Megjithatë në Francë, kostot që nuk lidhen me pagën e punonjësit zënë peshën më të lartë në strukturën e kostove të punës në atë vend. Sipas tabelës së Eurostat kostot që nuk kanë lidhje me pagën zënë rreth 32.6% të totali të strukturës së kostove të punës.

Me pas renditen Suedia, Lituania dhe Italia, ku kostot e tjera përjashtuar pagën zënë përkatësisht 32.3%, 29.2% dhe 28.4%.

Kostot e punës në orë janë rritur më shumë në Rumani, më pak në Maltë

Në vitin 2018, krahasuar me vitin paraprak, kostot e punës për orë në të gjithë ekonominë shprehur u rritën me 2.7% në BE dhe me 2.2% në eurozonë. Në Zonën Euro, rritjet më të mëdha u regjistruan në Letoni (+ 12.9%), Lituani (+ 10.4%), Estonia dhe Sllovakia (të dyja + 6.8%). Kostot e punës në orë janë rritur më pak në Maltë (+ 0.4%), në Finlandë (+ 1.2%), Spanjë (+ 1.3%) dhe Portugali (+ 1.4%).  /Burimi:Monitor/

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd. Ju mirëpresim!

Post navigation

Artikull paraardhës: MOTI/ Parashikimi i sinoptikanëve për ditën e sotme, e premte 12 prill 2019…
Artikull pasardhës: SHTYPI I DITËS/ Faqet e para të gazetave të përditshme shqiptare, e premte 12 prill 2019…

TË FUNDIT

moti sot

MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e enjte, 19 shkurt 2026…

ShkodraWeb 19 February, 2026 0
horoskopi ditor

HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e enjte, 19 shkurt 2026…

ShkodraWeb 19 February, 2026 0
mark pashkja dritani 2026

NGA DOM MARK PASHKJA – Hoxha i katolikëve dhe prifti i myslimanëve…

ShkodraWeb 18 February, 2026 0

TË FUNDIT

  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e enjte, 19 shkurt 2026… 19 February, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e enjte, 19 shkurt 2026… 19 February, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e enjte, 19 shkurt 2026… 19 February, 2026
  • NGA DOM MARK PASHKJA – Hoxha i katolikëve dhe prifti i myslimanëve… 18 February, 2026
  • VIDEO – Vazhdon lirimi i hapësirave publike në Shkodër, radha e shkollës “Shejnaze Juka” në qytet… 18 February, 2026
  • E TRISHTË – 56- vjeçari nga Velipoja humb jetën në makinën e tij, dyshimet e para të policisë… 18 February, 2026
  • VIDEO – Merr flakë blloku elektrik i një pallati, banorët në panik nga tymi i dendur, dalin jashtë… 18 February, 2026
  • VIDEO – Kryetari i KMSH, Bujar Spahiu: Ramazani na kujton rëndësinë e unitetit, të paqes dhe të bashkëjetesës 18 February, 2026
  • VIDEO – Shoqërohen 6 protestues, banorët e Baks- Rrjoll tubohen para Drejtorisë së Policisë Shkodër 18 February, 2026
  • Rihapet çeshtja e Arben Frroku, i dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e kryekomisar Dritan Lamaj 18 February, 2026
  • VIDEO – Nisja e muajit të Ramazanit, myftiu i Shkodrës imam Muhamed Sytari përcjell mesazhin e tij 18 February, 2026
  • VIDEO – Në kërkim nga 2021 për kultivim kanabisi, arrestohet 44- vjeçari nga Gruda e Re e Shkodrës… 18 February, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

shtypi ditor

SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e enjte, 19 shkurt 2026…

ShkodraWeb 19 February, 2026 0
moti sot

MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e enjte, 19 shkurt 2026…

ShkodraWeb 19 February, 2026 0
horoskopi ditor

HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e enjte, 19 shkurt 2026…

ShkodraWeb 19 February, 2026 0
mark pashkja dritani 2026

NGA DOM MARK PASHKJA – Hoxha i katolikëve dhe prifti i myslimanëve…

ShkodraWeb 18 February, 2026 0
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2025 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.