Skip to content
31 March, 2023
  • FACEBOOK
  • LINKEDIN
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
E Vërteta të bën të lirë!

E Vërteta të bën të lirë!

The most followed news portal in the North of Albania

Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV
  • Sociale

STATISTIKA/ Ja jetojnë dhe punojnë 1 milion emigrantët shqiptarë në Europë…

ShkodraWeb 4 years ago

Në 2018-n numri i shqiptarëve rezidentë në një nga vendet e Bashkimit Europian ishte 990,372 sipas të dhënave të publikuara nga Eurostat. Pjesa më e madhe e tyre janë të përqendruar në shtete fqinje, rreth 90%.

Numri i emigrantëve shqiptarë në Itali ishte 440 mijë. Të huajt në Itali përbëjnë 5% të totali të popullsisë Italianë. Ndër të huajt atje, 12% e zënë ata me shtetësi shqiptare.

Emigrantët shqiptarë kanë një peshë të konsiderueshme edhe në Greqi, por të dhënat nuk janë përditësuar që prej cencusit të 2011-s, ku numëroheshin rreth 480 mijë emigrantë shqiptarë atje. Sipas Eurostat për vitin 2018 numri i emigrantëve në Greqi ishte 604 mijë, ku pjesa më e madhe janë shqiptarë.

Më pas, me një diferencë të konsiderueshme nga Greqia dhe Italia, renditet emigrantët në Gjermani, apo rreth 49,224 individë. Vende si Franca, Mbretëria e Bashkuar apo Greqia kanë raportuar numrin emigrantëve me shtetësi jo-BE në total.

Pjesa tjetër e emigrantëve jetojnë në Belgjikë (6,146), Suedi (2,889), Austri (2,563), Zvicër 1867, Holandë 1084. Ndërsa në vendet e tjera të Bashkimit Europian jetojnë mbi 5000 individë.

Emigrantët në raport me popullsinë ndër vendet anëtare të Bashkimit Europian varjojnë nga 1% në vende si Kroacia, Bullgaria, Hungari, në 7% në vende si Gjermania. Përqindjen më të lartë e ka qytet-shteti i Lihtenshtejnit, ku rreth 16% e popullsisë ka një tjetër nënshtetësi jo EU.

Në Europë si azilantë

Në total, për periudhën 2009-2018, numri i aplikimeve për herë të parë për azil nga shqiptarët 178,515 aplikime, duke u renditur vendi i parë i Europës për nga numri i lartë i azilantëve, sipas shifrave të Eurostat, të përpunuara nga Monitor. Rekordi u arrit në 2015-n, kur kishte rreth 69 mijë aplikime, për të zbritur në rreth 33 mijë në 2016-n, dhe 26 mijë në 2017-n (shiko grafikun). Në raport me popullsinë Shqipëria renditet e para në botë për numrin më të lartë të aplikimeve për azil në BE, duke kaluar edhe popujt që ikin nga vendet me konflikte.

Të dhënat e Eurostat që prej vitit 2009 tregojnë tre shtetet me flukse më të larta të azilkërkuesve shqiptare janë Gjermania, Franca dhe Mbretëria e Bashkuar. Flukset më të larta kanë qenë fillimisht drejt Gjermanisë, ku sipas të dhënave akumulative prej 2009 kanë aplikuar rreth 84 mijë shqiptarë, ose 47% e totalit të aplikimeve në dekadën e fundit. Numri më i lartë i aplikimeve ishte në 2015-n, me 54,760 kërkesa për azil. /Burimi:Monitor/

Continue Reading

LAJM PARA: FOTOLAJM/ Ja si e trajton policia invalidin nga Shkodra Gjergj Çuni, qeveria i hoqi kempin në vitin 2018…
LAJM PAS: Dëshmia e të atit të të akuzuarës: Bleona Matën e mori babai biologjik, e ëma kishte lidhje jashtëmartesore…

TË FUNDIT

Bashkia Shkodër nënshkruan memorandumin e bashkëpunimit me organizatat e shoqërisë civile…
  • Aktualitet

Bashkia Shkodër nënshkruan memorandumin e bashkëpunimit me organizatat e shoqërisë civile…

3 days ago
Projekti i rrugës Muriqan- Lezhë, Bashkia Shkodër fton të interesuarit në prezantimin e tij…
  • Aktualitet

Projekti i rrugës Muriqan- Lezhë, Bashkia Shkodër fton të interesuarit në prezantimin e tij…

3 days ago
“Një ekip me përbërje 100% shkodrane”, Bardh Spahia pret kampionet 18- vjeçare të Vllaznisë në basketboll…
  • Kryesore

“Një ekip me përbërje 100% shkodrane”, Bardh Spahia pret kampionet 18- vjeçare të Vllaznisë në basketboll…

4 days ago

TË FUNDIT

  • OPINION – Të jetosh në një qytet ku çdo banor ka mesatarisht 2 pemë dhe merr një rrogë mesatare 900 euro
  • MOTI – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e premte, 31 mars 2023…
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e premte, 31 mars 2023…
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e premte, 31 mars 2023…
  • FOTOLAJM – Mbërrin droni i parë nga Kiara për Luizin, ja “mesazhi i koduar” për banorin e shtëpisë së BBVip…
  • NGA FATJON GJINAJ – Rekomandim mjeku…si ta përshkruajmë atentatin e fundit në Lushnje…

TË FUNDIT

OPINION – Të jetosh në një qytet ku çdo banor ka mesatarisht 2 pemë dhe merr një rrogë mesatare 900 euro
  • Aktualitet

OPINION – Të jetosh në një qytet ku çdo banor ka mesatarisht 2 pemë dhe merr një rrogë mesatare 900 euro

2 hours ago
MOTI – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e premte, 31 mars 2023…
  • Aktualitet

MOTI – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e premte, 31 mars 2023…

4 hours ago
HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e premte, 31 mars 2023…
  • Argëtim

HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e premte, 31 mars 2023…

4 hours ago
SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e premte, 31 mars 2023…
  • Aktualitet

SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e premte, 31 mars 2023…

4 hours ago
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • BOTUESI
  • FACEBOOK
  • LINKEDIN
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Botues Blerti Delija | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2023 Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.