Skip to content
10 February, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

STATISTIKA/ Cilat janë bashkitë dhe qarqet me barrën më të rëndë të taksave, Shkodra ndër bashkitë ku paguhet më pak…

ShkodraWeb 14 April, 2019
taksa foto

Banorët e bashkisë së Mallakastrës mbajnë vendin e parë, si më të ngarkuarit me barrë fiskale vendore, me një ngarkesë vjetore 28 mijë lekë për banor. Roskoveci dhe Himara mbajnë vendin e 2-të dhe të 3-të për barrën fiskale të lartë, respektivisht me 27 mijë lekë/banor dhe 24.8 mijë lekë/ banor. Tirana mban vendin e 4-t për barrë vendore, 21.9 mijë lekë/banor. Delvina në vend të 5-të, Kamza në vend të 6-të dhe Pogradeci e Saranda në vend të 7-të, respektivisht me 19.6 mijë lekë/banor, 16.5 mijë lekë/banor dhe 14.9 mijë lekë/banor. Në vend të 8-të është Vora me 13.4 mijë lekë/banor. Në vend 9-të është Vlora me 12.8 mijë lekë/banor. Në vend të 10-të janë dy bashki: Korça dhe Lezha me 12.2 mijë lekë/banorë. Banorët e Bashkisë së Hasit mbajnë barrën vendore më të ulët në Shqipëri me 1 mijë lekë/banor.

Bashkitë e mëdha, si Fieri, Shkodra, Elbasani kanë barrë fiskale vendore të ulët, poshtë mesatares së barrës për 61 bashkitë (13.2 mijë lekë/banor).

Sa u përket qarqeve, barra fiskale 2018 më e ulët është në qarkun Fier (19.8%). Një renditje pak më lart është qarku i Dibrës (21.5%). Qarku i Kukësit (21.5%), Elbasanit (22.6%) dhe Beratit (23.1%) kanë një renditje pak më lart si pozicione, por janë poshtë nivelit të barrës fiskale kombëtare (25.4%).

Barra fiskale më e lartë vijon edhe për vitin 2018 në qarkun e Tiranës me një nivel sa 28.4% të PBB-së rajonale. Treguesi i një barre më të lehtësuar tregon për një shpërndarje më të mirë të bizneseve edhe në qarqe të tjera të vendit, si pasojë e investimeve në energji dhe naftë. Ndërkohë, të ardhurat e pushtetit vendor të Bashkisë së Tiranës janë deri në 5.9 herë më të larta se Bashkia e dytë me të ardhura vendore të larta, Durrësi.

Qarku i Durrësit, mban vendin e 2-të për barrën më të lartë me një peshë sa 25.9% e PBB-së rajonale. Tirana dhe Durrësi janë dy qarqet që konsiderohen se kanë barrën më të lartë fiskale pasi janë edhe më lart se barra fiskale në nivel vendi. Në krahasim me 2017 ka një rënie të peshës së barrës fiskale me 0.2 % të PBB-së. Qarku i Shkodrës këtë vit qëndron tre pozicione më lart me një barrë fiskale më të lartë dhe afër nivelit të barrës fiskale të vendit. Shkodra pozicionohet si një qark me nivel mesatar të barrës fiskale. Ky qark është ngritur 6 pozicione më lart në krahasim me dy vite më parë duke u renditur në 2018 në vend të 3-të. Shkodra ka një performancë të dobët të arkëtimeve të taksave vendore, e cila në raport me qarkun e Tiranës është 13.2 herë më e ulët. Problemi kryesor për tu adresuar mbetet evazioni që ka referencën te informaliteti në të ardhurat e individëve, si dhe në moszgjerimin e bazës së TVSH-së.

Qarku i Gjirokastrës, pozicionohet si një qark me nivel mesatar të barrës fiskale. Ky nivel është për shkak se mbetet një portë e rëndësishme e importeve të Jugut të vendit paraqitet me një rritje të lehtë të barrës fiskale me 0.1 % të PBB-së rajonale. Rritja e nivelit të barrës ka ardhur për arsye të rritjes së pagesave të tatimeve për taksat kryesore të TVSH dhe tatim-fitimit, por edhe rritjes së pagesave për taksat vendore. Një ndikim në rritjen e barrës ka dhën edhe aktiviteti i turizmit.

Qarku i Vlorës, për vitin 2018 mban vendin e 5-të duke u renditur në qarqet me nivel mesatar të barrës fiskale në rapoprt me PBB-në rajonale edhe pse ka rënie të peshës së saj krahasuar me 2016 me 1.2% të PBB-së. Vlora ka stabilitet në renditje në krahasim me vitin 2017 duke treguar se ka nevojë për një rritje të performancës tatimore për të ruajtur standartin e arritur në nivelin e shpërndarjes së barrës fiskale mbi bizneset. Nga ana tjetër turizmi dhe portet e Vlorës bashkë me industrinë energjetike në zhvillim (energjia hidro dhe diellore) janë mundësi që duhet të shfrytëzohen për të rritur barrën fiskale nëpërmjet zgjerimit të bazës dhe forcimit të kapaciteteve.

Qarku i Korçës në vitin 2018 ka humbur një vend nga renditja e vitit të kaluar për shkak të konkurencës midis qarqeve regjistron pozicionin e 6të. Edhe pse barra fiskale nuk ka ndryshuar nëkrahasim me vitin e mëparshëm, qarku në 2018 është sa 1.2% e PBB-së kombëtare. Qarku i Korçës është në grupin e qarqeve me barrë mesatare fiskale.

Qarku i Lezhës, mban vendin e 7-të në vitin 2018 duke mbajtur të njëjtin pozicion si viti më përpara. Ky qark konsiderohet me një nivel barre mesatare fiskale.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd. Ju mirëpresim!

Post navigation

Artikull paraardhës: “Kaq ju ka mbetur…!”, ish- ministri i Ramës komenton protestën e opozitës dhe shton: Shpallni zgjedhjet parlamentare…
Artikull pasardhës: SHIFRAT/ Në pesë vitet e fundit barra fiskale në Shqipëri u rrit me 25%…

TË FUNDIT

ilirjan celibashi kqz

KQZ shpërndan 3.6 milionë euro fonde vjetore për partitë politike, PS dhe PD marrin pjesën kryesore

ShkodraWeb 30 January, 2026 0
vlera paga reale vite 2026

Rritja e çmimeve të ushqimeve dhe qirave zbeh vlerën e të ardhurave, paga reale mesatare sot vlen 140 euro më pak se në 2020-ën!

ShkodraWeb 5 January, 2026 0
tryeza viti ri

Nga gjeli i detit te vera, sa shtrenjtë kushton tryeza e Vitit të Ri për shqiptarët, shtëpi apo restorant më mirë?

ShkodraWeb 31 December, 2025 0

TË FUNDIT

  • 45 vite për secilin, Gjykata Speciale e Kosovës kërkon 180 vite burg për ish- krerët e UÇK- së në Hagë… 9 February, 2026
  • “Kuvendi të adresojë pa vonesë kërkesat për heqjen e imunitetit”, Komisioni Europian shprehet për Ballukun… 9 February, 2026
  • Zona e Zdrales u kthye në pedonale, bllokohet qarkullimi i mjeteve motorike në dy orare gjatë ditës… 9 February, 2026
  • VIDEO – Starton në Shkodër “Java e Karnevaleve”, aktivitete festive për të gjitha moshat… 9 February, 2026
  • NGA BESMIRA LEKAJ – Lezha është kthyer efektivisht në një makth të gjallë për të jetuar…! 9 February, 2026
  • FOTO – “Realitet i papranueshëm që nuk do të tolerohet më”, dëmtimi i investimeve publike, Benet Beci jep ultimatumin 9 February, 2026
  • “Grupi i PS do ta zgjidhë përmes ndërhyrjes në legjislacion”, çeshtja “Balluku”, paralajmëron kryeministri Rama 9 February, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e hënë, 9 shkurt 2026… 9 February, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e hënë, 9 shkurt 2026… 9 February, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e hënë, 9 shkurt 2026… 9 February, 2026
  • “Më goditën pas koke!”, u dhunua në Vlorë, flet avokati i Ilir Metës: Njëri më ofendoi, tjetri më qëlloi! 8 February, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e diel, 8 shkurt 2026… 8 February, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

kreret e uck 2026

45 vite për secilin, Gjykata Speciale e Kosovës kërkon 180 vite burg për ish- krerët e UÇK- së në Hagë…

ShkodraWeb 9 February, 2026 0
belinda komisioni europian 2026

“Kuvendi të adresojë pa vonesë kërkesat për heqjen e imunitetit”, Komisioni Europian shprehet për Ballukun…

ShkodraWeb 9 February, 2026 0
bllokim qarkullim zdrale 2026

Zona e Zdrales u kthye në pedonale, bllokohet qarkullimi i mjeteve motorike në dy orare gjatë ditës…

ShkodraWeb 9 February, 2026 0
karnevale shkoder 2026

VIDEO – Starton në Shkodër “Java e Karnevaleve”, aktivitete festive për të gjitha moshat…

ShkodraWeb 9 February, 2026 0
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2025 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.