ShkodraWeb Media

E Vërteta të bën të lirë!

STATISTIKA/ “Bilanc lufte” në rrugët e Shqipërisë, nga 1 janari kanë humbur jetën 107 persona- 1000 të tjerë janë dëmtuar…

Drejtori i Policisë Rrugore Mitat Tola ka publikuar mbrëmë në emisionin “Debati në Channel One” të gazetarit Roland Qafoku, 9 video reale nga aksidentet që kanë ndodhur në Shqipëri kohët e fundit.

Në formën e një mesazhi sensibilizues Tola bëri apel që drejtuesit e mjeteve por edhe këmbësorëve të zbatojnë rregullat e qarkullimit rrugor sepse sjellin pasoja të paparashikueshme për jetën e tyre. 107 persona kanë humbur jetën dhe 1 mijë të dëmtuar nga 1 janari i këtij viti deri më sot janë shifra mjaft të larta për Shqipërinë.

Sipas Tolës ka një trend ulje të aksidenteve por gjithsesi sipas shifrave situata mbetet shqetësuese. Nga masat e policisë vlen të theksohen dy shifra për vitin e kaluar. E para është 3500 patenta të bllokuara dhe shifra prej 13 miliardë lekët të vjetra gjobë të vjela vetëm për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor. Sipas Tola, shkelja nuëmr një por që ka sjellë edhe pasoja të rënda është përdorimi I celularit gjatë drejtimit të mjetit.

Loading...
Copyright ShkodraWeb Media © 2019 All rights reserved. | Politika e Privatësisë nga ShkodraWeb Media.