Skip to content
21 June, 2025
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

bashkepunime shwm 88
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV
  • Politika

STATISTIKA/ 12 kryebashkiakë dhe një ish- kandidat të PS nuk deklarojnë shpenzimet e 30 qershorit- edhe në qarkun e Shkodrës…

ShkodraWeb 28 October, 2019
seliaPS

12 kryebashkiakë dhe një ish- kandidat të Partisë Socialiste nuk kanë deklaruar shpenzimet që kanë bërë si kandidatë në fushatë për zgjedhjet lokale të 30 qershorit. Në raportin financiar të Partisë Socialistë të Shqipërisë, të dorëzuar në Komisionin Qendror të zgjedhjeve për zgjedhjet e 30 qershorit, në fund ndodhet tabela 4/b me titull “Raportet e Kandidatëve”.

Në këtë tabelë vërehet se kandidatët e PS-së, të cilët aktualisht janë kryetarë të bashkive Durrës, Elbasan, Finiq, Has, Këlcyrë, Malësisë e Madhe, Memaliaj, Pogradec, Poliçan, Përrenjas, Pukë, Shkodër dhe Skrapar nuk kanë deklaruar asnjë shpenzim për fushatën zgjedhore ku nuk merrte pjesë opozita e bashkuar. Ndërkohë, po në këtë tabelë tregohen edhe kandidatët të cilët kanë shpenzuar më shumë. Sipas raportit të depozituar nga PS-ja në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, kandidati që ka shpenzuar më shumë është kryebashkiaku aktual i Vlorës, Dritan Leli, 3.190.641 lekë.

Kandidati i dytë që ka shpenzuar më shumë në fushatën për zgjedhjet e 30 qershorit është Safet Gjici në Bashkinë e Kukësit me 2.844.180 lekë. Dhe në vend të tretë renditët Kandidati i Bashkisë së Lushnjës, Fatos Tushe, i cili ka më shumë se dy mandate me 1.940.000. Ajo që bie në sy është shuma e shpenzuar nga kryebashkiaku aktual i Tiranës, Veliaj, i cili ka deklaruar se ka shpenzuar shumë herë më pak se kolegët e tij në bashki më të vogla. Sipas raportit financiar të PS-së, Veliaj ka shpenzuar vetëm 255.000 lekë.

MONITORIMI I KQZ

Aktualisht, KQZ është në pritje të përfundimit të dorëzimit të raporteve të monitorimit financiar të fushatës dhe raporteve të auditimit financiar, të cilat do të krahasohen me fondet e përfituara dhe të shpenzuara, të deklaruara nga vetë partitë politike. Mësohet se brenda muajit nëntor, KQZ do të publikojë edhe raportet e monitorimit të fushatës zgjedhore të ekspertëve financiarë dhe raportet e auditivit. Kjo do të bëjë të mundur edhe krahasimin e shpenzimeve reale dhe atyre të deklaruara nga subjektet politike, të cilat morën pjesë në zgjedhjet e 30 qershorit. Ndërkohë, do të ketë edhe mundësi animimi për partitë politike që nuk do të jenë dakord.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd. Ju mirëpresim!

Continue Reading

Artikull para: SHTYPI I DITËS/ Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e hënë 28 tetor 2019…?!
Artikull pas: FOTOLAJM/ “Enver Hoxha arrestohet për tradhti….”, kur gazeta franceze jepte lajmin e bujshëm…

TË FUNDIT

meta kryemadhi post presidence foto 1
  • Kryesore

“Duan të më mbajnë me zor çift me Kryemadhin “, SPAK zbuloi tjetër episod korrupsioni, Meta reagon nga burgu

ShkodraWeb 20 June, 2025
edi rama 34 vjet ps 2025
  • Kryesore

VIDEO – “Shqetësohuni kur Gramozi të mos jetë më në këtë oborr!”, Edi Rama batuta në 34- vjetorin e PS

ShkodraWeb 19 June, 2025
deputet ps shkolle verore 2025
  • Aktualitet

Deputetët e rinj të PS- së në “shkollë verore” para nisjes së mandatit, lektor Rama dhe “garda e vjetër”

ShkodraWeb 11 June, 2025

TË FUNDIT

  • VIDEO – Reagimi në rast emergjencash, ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu takim në Shkodër… 21 June, 2025
  • “I kam rënë telefonit të Albanit, nuk ma ka hapur”, Bujar Qamili rrëfen prapaskenat e recitalit: Është sponsor 21 June, 2025
  • “Kërkuam përgjegjësi dhe bashkëpunim”, kryebashkiaku Marinaj dhe drejtori i UKSH Lesha takim për ujin e pijshëm 21 June, 2025
  • Shpërthen bombula e gazit në një lokal në Shkodër, fatmirësisht nga ka dëme në njerëz… 21 June, 2025
  • Vazhdojnë “rekordet” Guinness në Kosovë, Kuvendi dështon për të 35- ën herë konstituimin e tij… 21 June, 2025
  • FOTO – “I sigurova për mbështetje të pakursyer”, Benet Beci pret në zyrë kampionët e Vllaznisë në atletikë 21 June, 2025
  • Vllaznia “i jep duart” edhe një tjetër futbollisti, ndan rrugët me qendërmbrojtësin që afroi në janar… 21 June, 2025
  • EMRAT – Arrestohen dy vëllezër nga Sheldija, dyshohen autorë të kultivimit të 400 rrënjë kanabis sativa 21 June, 2025
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e shtunë, 21 qershor 2025… 21 June, 2025
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e shtunë, 21 qershor 2025… 21 June, 2025
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e shtunë, 21 qershor 2025… 21 June, 2025
  • FOTO – Situata e motit në Shkodër, reshjet e dendura dhe stuhia rrëzojnë disa pemë në qytet… 20 June, 2025
ame sidebar

TË FUNDIT

ministri venguU shkoder 2025
  • Aktualitet

VIDEO – Reagimi në rast emergjencash, ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu takim në Shkodër…

ShkodraWeb 21 June, 2025
benett bujar alban 2025
  • Aktualitet

“I kam rënë telefonit të Albanit, nuk ma ka hapur”, Bujar Qamili rrëfen prapaskenat e recitalit: Është sponsor

ShkodraWeb 21 June, 2025
marinaj lesha takim uji pijshem 2025
  • Aktualitet

“Kërkuam përgjegjësi dhe bashkëpunim”, kryebashkiaku Marinaj dhe drejtori i UKSH Lesha takim për ujin e pijshëm

ShkodraWeb 21 June, 2025
bombul gazi
  • Aktualitet

Shpërthen bombula e gazit në një lokal në Shkodër, fatmirësisht nga ka dëme në njerëz…

ShkodraWeb 21 June, 2025
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2025 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.