Sporti shqiptar në zi, ndahet nga jeta trajneri i njohur- Federata përcjell mesazhin e saj…

Ish-volejbollisti dhe ish-trajneri i Apolonisë, Todi Gjini është ndarë nga jeta në moshën 82 vjeçare. Gjini ka qenë një nga iniciatorët e sportit të Volejbollit në qytetin e Fierit. Ai ka drejtuar skuadrat e meshkujve dhe të femrave të Apolonisë.


Publikimi i Federatës Shqiptare të Volejbollit:

Federata Shqiptare e Volejbollit njofton me hidhërim ndarjen nga jeta, në moshën 82-vjeçare, të trajnerit të njohur fierak, Todi Gjini. Ai për vite me radhë kontribuoi si sportist dhe trajner me KS Apolonia, ku me pasionin dhe punën e palodhur, drejtoi ekipin e djemve dhe vajzave dhe ishte shtylla kryesore e zhvillimit të sportit të volejbollit në qytetin e Fierit.

Federata Shqiptare e Volejbollit i shpreh, në emër të të gjithë komunitetit të këtij sporti në vendin tonë, ngushellimet e sinqerta familjes së Todi Gjinit!

ShkodraWeb Channel