Shkruan në Facebook Bardh Spahia, kryetar i Bashkisë Shkodër: Sporti në Shkodër është traditë, histori dhe krenari. Kënaqësi të kisha pjesë të takimit për prezantimin e programit tim për 4 vitet në vazhdim të drejtimit të Bashkisë Shkodër, emra të spikatur të ngjyrave kuqeblu, një ndërthurje brezash që me talentin dhe punën e tyre na kanë bërë krenar gjithnjë. Kam vendosur t’i kushtoj një vemendje të veçantë mbështetjes dhe zhvillimit të sporteve, ku përfshihen:
Ndërtimi i një ministadiumi të ri
Ndërtimi i sallës së re sportive për ekipet e lojrave me dorë
Terrene të reja sportive në çdo lagje dhe njësi administrative
Përmirësimi i kushteve të fushave dhe sallave egzistuese ku stërviten ekipet e Shkodrës
Mbulim i tarifës së fushave sportive për ndeshjet zyrtare që luhen në Shkodër
Rritje të trajtimit dhe shpërblimit për sportistët elitarë, ekipet kampionë si dhe të trajnerëve të tyre
Rritje të mbështetjes financiare për 15 shoqatat sportive egzistuese dhe zgjerim të disiplinave dhe shoqatave të reja të nivelit profesionist
Kosto zero dhe mbështetje me logjistiken e nevojshme, për zhvillimin e cdo kampionati kombëtar dhe nderkombëtar në infrastrukturat tona sportive
Rritjen e bashkëpunimit me Universitetin “Luigj Gurakuqi” të Shkodrës :
Ofrimi i të gjitha infrastrukturave tona sportive me kosto zero në shërbim të departamentit të edukimit fizik dhe sportit për mësimdhënie dhe gara të ndryshme universitare.
Lehtësim për mbështetjen e studentëve –sportistë cilësorë për përfitim të bursave në mbulimin e tarifës së shkollimit.
Dyer të hapura për studentët e këtij fakulteti në rritjen e kompetencave të tyre dhe shkëmbimin e eksperiencave për zhvillimin e sportit.
Shkodra do të jetë aty ku i takon në rang kombëtar dhe ndërkombëtar në të gjitha disiplinat e sportit. Mirënjohës ndaj të gjithë sortistëve dhe ish sportistëve për vlerësimin që i bënë programit tonë dhe i dhanë mbështetjen e tyre. Bashkë Fitojmë!