Trajneri Grima nuk është i vetmi i infektuar me Covid- 19 tek Kombëtarja e femrave…

Koronavirus ka depërtuar tashmë në kombëtaren e femrave, teksa më parë u bë e ditur se ishte infektuar trajneri Armir Grima. Mirëpo, tekniku nuk është i vetmi në radhët e kuqezinjve, teksa nga një njoftim i FSHF bëhet e ditur se të prekur nga virusi i rrezikshëm janë edhe futbollistja Mimoza Hamidi dhe përgatitësi atletik, Alban Shala.


Këta të fundit kanë rezultuar pozitivë nga testet e kryera para ndeshjes së nesërme me Qipron, dhe për fat të mirë tre të prekurit janë në gjendje të mirë shëndetësore teksa kanë nisur karantinën për të shmangur infektime të tjera në grup. Ndërkohë, pjesa tjetër e skuadrës ka rezultuar negative. ShkodraWeb Media i uron shërim të shpejtë trajnerit të Kombëtares së femrave të Shqipërisë, Armir Grima dhe të infektuarve të tjerë me Covid- 19.

Njoftimi nga FSHF:

Trajneri i Kombëtares së femrave, Armir Grima, futbollistja Mimoza Hamidi dhe përgatitësi atletik i kombëtares, Alban Shala kanë rezultuar pozitivë me Covid-19 në testet e kryera para ndeshjes së eliminatoreve të Europianit ndaj Qipros.

Zyra e shtypit në FSHF bën me dije se trajneri dhe dy anëtarët e tjerë të skuadrës janë vendosur në karantinë dhe nuk do të jenë me Kombëtaren në sfidën e së premtes.

ShkodraWeb Channel

Grima, Hamidi dhe Shala janë në gjendje të mirë shëndetësore dhe nuk kanë shfaqur simptoma. Të tre anëtarët e skuadrës përfaqësuese do t’i nënshtrohen sërish testeve me tampon pas dy ditësh. Ndërkaq, pjesa tjetër e Kombëtares kanë rezultuar negativë në testet Covid-19.

ShkodraWeb Channel