Muaji dhjetor do të jetë tepër i ngjeshur për sa i përket ndeshjeve të Kategorisë Superiore, ku do të luhen plot 7 javë, duke përfshirë edhe javën e 6-të që sapo lamë pas.
Për sa i përket javës pasardhëse, asaj të 7-të, do të luhet e gjitha ditën e mërkurë. Katër sfida janë planifikuar të zhvillohen në orën 13:45, ndërkohë që Partizani-Teuta, e cila është dhe kryendeshja e kësaj jave do të mbyllë siparin. Kjo përballje do të zhvillohet në “Elbasan Arena”.
Takime tepër interesante pritet t ëjenë dhe ato mes Laccit e Tiranës si dhe Kastrioti-Vllaznia.
JAVA 7 (9 DHJETOR)
BYLISI-KUKËSI 13:45
KASTRIOTI-VLLAZNIA 13:45
LAÇI-TIRANA 13:45
APOLONIA-SKËNDERBEU 13:45
PARTIZANI-TEUTA 16:45 (NË “ELBASAN ARENA”)