Skip to content
19 February, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

VIDEO – “Shkojmë në Elbasan për t’u shkaktuar humbjen e radhës”, Brdariç nuk i “zë besë” “krizës” së Dinamos: Kanë lojtarë më cilësi

ShkodraWeb 16 December, 2021
brdaric para lacit

Vllaznia do të luajë nesër sfidën e javës së 14-të të Superligës ndaj Dinamos. Ndeshja do të zhvillohet në “Elbasan Arena” dhe do të nisë në orën 19:45. Sot në konferencën për shtyp ka folur trajneri i Vllaznisë, Thomas Brdaric. Në fjalën e tij, tekniku i skuadrës shkodrane vlerësoi Dinamon, ndërsa theksoi se Vllaznisë do të futet në fushë për të marrë vetëm 3 pikët e për të ngushtuar diferencën me Kukësin dhe Tiranën kryesuese.

“Nesër do të jetë një ndeshje e veçantë sepse të gjithë e shikojnë që Dinamo nuk është në një formë të mirë. Për mua, nuk ka rëndësi sesi është gjendja e tyre momentale pasi e di se çfarë janë të bëjnë me cilësitë që kanë. Duhet të jemi të gatshëm që të bëjmë paraqitjen tonë më të mirë ndaj tyre për të fituar”.

Moti ka qenë i mirë për përgatitjet ndaj Dinamos? “Po, ishte kohë e mirë sepse në të kaluarën nuk kemi pasur kushtet më të mira për të punuar. Është më e rehatshme për të punuar në diell dhe sot jemi stërvitur në stadiumin tonë. Përgatitjet kanë shkuar shumë mirë dhe jemi gati nesër”.

Pikat e forta dhe të dobëta të Dinamos? “Dinamo është një skuadër që ka lojtarë specialist dhe me shumë eksperiencë. Fakti që ata nuk e kanë gjetur veten e tyre më të mirë pas shumë muajsh është një avantazh për ne, por ngelet ajo që thashë që ne nuk duhet të frikësohemi fare dhe duhet t’i shkaktojmë humbjen e radhës”.

4 pikë nga Tirana, lajmi i mirë? “Do të kërkojmë të ngushtojmë diferencën me ekipet që kemi përpara. Tirana ka një ndeshje të vështirë me Teutë, kurse Kukësi ka një ndeshje të vështirë ndaj Partizanit në Shkodër. Ne duhet të jemi të përqendruar për të marrë maksimumin për të marrë 3 pikët e më pas të shikojmë rezultatet e skuadrave të tjera. Do të jetë ndeshje e mirë e do të bëjmë maksimumin tonë. Ndeshjet e fundit kanë qenë të vështira pasi kemi qenë me një lojtar më pak, por tani kemi rikarikuar bateritë dhe do të bëjmë atë që dijmë të mirë më mirë pasi kampionati është I hapur”.

Vllaznia në Big Brother? “Kjo është pjesë e punës dhe është gjë e mirë për klubin që arrin të promovohet në emisione të tilla. Megjithatë duhet të dijmë të mbajmë të ndara pjesët brenda fushës dhe jashtë fushës. Pjesa brenda fushës është më shumë e rëndësishme, ndërsa këto jashtë fusha janë gjëra të mira që klubi të promovohet”.

Pak gola në ndeshjet e fundit? “Duhet të kuptojmë edhe sesi funksionon futbolli pasi siç e përmenda më parë, dy ndeshjet e kaluara i kemi luajtur me një lojtar më pak dhe është e vështirë ta mbash gjithmonë ritmin e lartë. Do mundohemi të mbajmë intesitenin e lartë që të shënojnë sa më shumë gola dhe të kënaqim tifozët”.

6 pikë në dy ndeshjet e fundit, dhurata më e mirë për tifozët? “Po do të ishte një dhuratë shumë e bukur dhe ne do të punojmë shumë për këtë”, u shpreh Brdaric.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd. Ju mirëpresim!

Post navigation

Artikull paraardhës: “Selia e PD Shkodër, është ajo që ka qënë gjithmonë, selia e çdo demokrati!”, pas fotos me zinxhirë reagon kryetari Amuli
Artikull pasardhës: VIDEO – “Vllaznia e ka detyrë fitoren”, Fjoart Jonuzi: Dinamo do mundohet ‘të tregojë dhëmbët’…

TË FUNDIT

mark pashkja dritani 2026

NGA DOM MARK PASHKJA – Hoxha i katolikëve dhe prifti i myslimanëve…

ShkodraWeb 18 February, 2026 0
hapesira shkolla shejnaze juka 2026

VIDEO – Vazhdon lirimi i hapësirave publike në Shkodër, radha e shkollës “Shejnaze Juka” në qytet…

ShkodraWeb 18 February, 2026 0
policia-shkoder

E TRISHTË – 56- vjeçari nga Velipoja humb jetën në makinën e tij, dyshimet e para të policisë…

ShkodraWeb 18 February, 2026 0

TË FUNDIT

  • NGA DOM MARK PASHKJA – Hoxha i katolikëve dhe prifti i myslimanëve… 18 February, 2026
  • VIDEO – Vazhdon lirimi i hapësirave publike në Shkodër, radha e shkollës “Shejnaze Juka” në qytet… 18 February, 2026
  • E TRISHTË – 56- vjeçari nga Velipoja humb jetën në makinën e tij, dyshimet e para të policisë… 18 February, 2026
  • VIDEO – Merr flakë blloku elektrik i një pallati, banorët në panik nga tymi i dendur, dalin jashtë… 18 February, 2026
  • VIDEO – Kryetari i KMSH, Bujar Spahiu: Ramazani na kujton rëndësinë e unitetit, të paqes dhe të bashkëjetesës 18 February, 2026
  • VIDEO – Shoqërohen 6 protestues, banorët e Baks- Rrjoll tubohen para Drejtorisë së Policisë Shkodër 18 February, 2026
  • Rihapet çeshtja e Arben Frroku, i dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e kryekomisar Dritan Lamaj 18 February, 2026
  • VIDEO – Nisja e muajit të Ramazanit, myftiu i Shkodrës imam Muhamed Sytari përcjell mesazhin e tij 18 February, 2026
  • VIDEO – Në kërkim nga 2021 për kultivim kanabisi, arrestohet 44- vjeçari nga Gruda e Re e Shkodrës… 18 February, 2026
  • INSTAT – Pandemia rriti dëshirën e shqiptarëve për emigrim, në 4 vite ka pasur 138 mijë ikje më shumë se kthime 18 February, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e merkure, 18 shkurt 2026… 18 February, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e merkurë, 18 shkurt 2026… 18 February, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

mark pashkja dritani 2026

NGA DOM MARK PASHKJA – Hoxha i katolikëve dhe prifti i myslimanëve…

ShkodraWeb 18 February, 2026 0
hapesira shkolla shejnaze juka 2026

VIDEO – Vazhdon lirimi i hapësirave publike në Shkodër, radha e shkollës “Shejnaze Juka” në qytet…

ShkodraWeb 18 February, 2026 0
policia-shkoder

E TRISHTË – 56- vjeçari nga Velipoja humb jetën në makinën e tij, dyshimet e para të policisë…

ShkodraWeb 18 February, 2026 0
bllok elektrik lezhe 2026

VIDEO – Merr flakë blloku elektrik i një pallati, banorët në panik nga tymi i dendur, dalin jashtë…

ShkodraWeb 18 February, 2026 0
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2025 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.